• Banner

Spastrimet etnike, Hivzi Islami
  • Spastrimet etnike, Hivzi Islami

Spastrimet etnike, Hivzi Islami

Aspiratat hegjemoniste dhe shoviniste të qarqeve, regjimeve, madje edhe popujve të tërë në kohën tonë kanë nxitur edhe një tip krejtësisht të ri të migrimeve, me përmbajtje specifike, të ashtuquajtur "migrime humane", "këmbim popullatash" apo "spastrim etnik".

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve
Gjinia: Histori
Autori: Hivzi Islami
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2003
Fq. 394
Pesha: 0.504 kg.
ISBN: 9951-05-041-7

Fragment nga libri

Aspiratat hegjemoniste dhe shoviniste të qarqeve, regjimeve, madje edhe popujve të tërë në kohën tonë kanë nxitur edhe një tip krejtësisht të ri të migrimeve, me përmbajtje specifike, të ashtuquajtur "migrime humane", "këmbim popullatash" apo "spastrim etnik".

Këto nocione, veçanërisht "spastrimi etnik", në teori dhe në praktikë duken të reja, të përdorura nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare humanitare dhe nga vetë OKB – ja gjatë luftërave në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX – të në ish – Jugosllavi (Kroaci, Bosnjë – Hercegovinë, Kosovë), të cilat i provokoi dhe i zhvilloi Serbia dhe serbët për realizimin e qëllimeve të tyre hegjemoniste, grabitjen e territoreve të popujve të tjerë.

Mirëpo, kur të vështrohet përmbajtja e "pastrimit etnik" si model gjenocidal i të menduarit dhe të sjelljes dhe realizimi praktik i këtij lloj krimi, atë mund ta gjejmë indirekt të specifikuar në dokumentet e OKB – së që nga formimi i saj në kuadër "të parandalimit dhe të dënimit të krimit të gjenocidit" dhe atë si akt qëllimi për shfarosjen e plotë apo të pjesshme të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar.

Në kuadër të krimeve kundër njerëzimit, shpërngulja e qëllimshme, e planifikuar, sistematike dhe e dhunshme e popullsisë së një etnikumi, në sistemet juridike të shumë vendeve, duke përfshirë edhe legjislacionet e vetë vendeve që ushtrojnë ndërmarrje me karakter gjenocidi, konsiderohet si krim gjenocidal.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9951050417
ean13
9951050417
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian, Ervina Toptani

Është kënaqësi të shkruaj pak rreshta për t'ju treguar shkurtimisht sesi lindi ky libër, i cili ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë frymëzim për të kërkuar të vërtetën dhe për t'u treguar fëmijëve të mi, brezit të ardhshëm, se nëse nuk reshtim kurrë së kërkuari të vërtetën do të jetojmë më mirë, më në paqe me vetveten dhe me të gjithë të tjerët. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Banda kombëtare “Vatra”, Vasil S. Tole

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...

Çmimi 650 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 2 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)