• Banner

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tri kohë të Shqipërisë në Time, nga Ahmet Zogu te Enver Hoxha dhe Sali Berisha 1923 – 2013
Origjinali: Tri kohë të Shqipërisë në Time, nga Ahmet Zogu te Enver Hoxha dhe Sali Berisha 1923 – 2013
Gjinia: Histori
Autori: Belina Budini
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 362
Pesha: 0.597 kg.
ISBN: 978-9928-190-08-6

Koment nga Ismail Kadare

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Flitet për tri kohë të Shqipërisë, por lexuesi natyrshëm synon drejt një kohe të katërt, asaj që na vjen. Për këtë s'është nevoja e frazave shëlbyese të tipit: të mos mbetemi rob të asaj që shkoi, por t'i kemi sytë nga e ardhmja.

Përftimi i kohës e ka të natyrshme si lëvizjen, si drejtimin e saj. Në këtë libër flitet për kohën e një vendi, thënë ndryshe, ç'ndodhte në vendin e quajtur Shqipëri dhe si pasqyrohej kjo mijëra kilometra larg në një nga revistat kryesore të krejt rruzullit tokësor.

Libri i Belina Budinit, përveç që përbën një risi në botimet shqiptare, del në një kohë kur ndjeshmëria e publikut shqiptar ndaj atij botëror, ka marrë një kuptim të veçantë. Shqipëria është duke u përshtatur për të hyrë në kohën europianoperëndimore, ndaj opinionet e kësaj të fundit, nuk janë më çështje kureshtjeje, por pjesët e historisë bashkëkohore shqiptare.

Mëdyshja me titullin hamletian: të dish a të mos dish ç'thotë tjetri, ka vetëm një përgjigje: detyrimin për të ditur. Ky libër ndihmon pikërisht për këtë.

Mbi autoren

Belina Budini, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës. Si pedagoge dhe studiuese, fusha e saj e ekspertizës janë mediat dhe shkencat e komunikimit.

Kjo është monografia e dytë e saj, e publikuar në këtë fushë, pas librit "Edi Rama, politikani pop(ulist) – star" në vitin 2009, libër i cili kurorëzoi studimet pasuniversitare në Goldsmiths College, University of London.

Libri "Tri kohë të Shqipërisë në Time" lidhet gjithashtu me studimet e saj pasuniversitare, për marrjen e gradës Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës, në dhjetor 2013. Projekti kërkimor i nisur me revistën më të madhe amerikane të aktualitetit, revistën Time, në kuadër të doktoraturës së kryer, vijon që prej një viti, edhe me të përditshmen amerikane New York Times në cilësinë e kërkueses shkencore pranë shkollës doktorate, në UET.

Autorja publikon rregullisht artikuj shkencorë dhe recenca librash në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribuon me artikuj publicistikë dhe analiza mediatike edhe në të përditshmet e aktualitetit të përgjithshëm.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190086
ean13
9789928190086
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Qeverisja e Shqipërisë, Gjet Ndoj

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)