• Banner

  • Ka mbaruar

Politika e jashtme e Shqipërisë, Paskal Milo, vol. 1

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.

3 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Politika e jashtme e Shqipërisë, vëllimi i parë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Politika e jashtme e Shqipërisë, vëllimi i parë
Gjinia: Histori
Autori: Paskal Milo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 960
Pesha: 1.101 kg.
ISBN: 978-99943-1-924-4

Mbi librin

Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme, përgjithësisht pasive e modeste për nga shkalla e angazhimit dhe arritjeve, më tepër reaguese sesa të projektuar e të paravendosur, por edhe mbrojtëse e paqësore. Në momente të veçanta ka dëshmuar edhe politikë aktive, relativisht të pavarur, qëndresë, por edhe synime strategjike më të përcaktuara.

Çdo etapë e historisë së shtetit shqiptar në këtë njëqindvjeçar, me përjashtim të kohës së dy luftrave botërore, ka pasur veçori të caktuara në politikën e jashtme të vendit, të dallueshme nga njëra-tjetra, por edhe me tipare të përbashkëta.

Autori ka arritur të qëmtojë fakte të reja e detaje në dokumentacionin arkivor të pabotuar të huaj e shqiptar, për ta paraqitur në një dimension sa më realist dhe sa më afër së vërtetës procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të portretizojë figurat historike dhe kontributet e tyre në kompleksitetin e tyre e për t'i zbuluar me gjithë dritëhijet, me meritat dhe dobësitë.

Është e natyrshme që autori të përqendrohet në figurën e I. Qemalit, si personaliteti kryesor i Shpalljes së Pavarësisë dhe i Qeverisë së Përkohshme të kryesuar prej tij. Është jashtë çdo dyshimi se Qeveria e I. Qemalit nuk i kishte mjetet dhe mundësitë për të dalë në marrëdhëniet ndërkombëtare si palë, si subjekt. Kishte një marzh veprimesh tepër të ngushtë, aq më tepër që Fuqitë e Mëdha nuk e njihnin qeverinë. Megjithatë, në Vlorë ndodheshin përfaqësuesit e dy Fuqive në rang konsullate.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319244
ean13
9789994319244
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001444

Botuesi: UET Press

Trashëgimtarët, Luljeta Progni

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)