Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi
  • Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi

Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi

2865
Plejad

Ai kishte vlera të mëdha shpirtërore e mendore, por ato binin në humnerë. Çdo gjë të mirë që kishte binte e humbiste në ato gremina që kishte hapur shoqëria. Kështu u krijuan honet brenda tij, ku jehuan veset e kohës, ku ranë dhe u fashitën dëshirat, shpresat dhe gëzimet. Një legjendë e stërzgjatur u thur rreth tij, por ai që

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhorxh Bajroni
Origjinali: Xhorxh Bajroni
Gjinia: Biografi, histori
Autori: Afrim Karagjozi
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2010
Fq. 380
Pesha: 0.68 kg
ISBN: 978-99956-57-43-7

Koment nga autori
Ai kishte vlera të mëdha shpirtërore e mendore, por ato binin në humnerë. Çdo gjë të mirë që kishte binte e humbiste në ato gremina që kishte hapur shoqëria. Kështu u krijuan honet brenda tij, ku jehuan veset e kohës, ku ranë dhe u fashitën dëshirat, shpresat dhe gëzimet. Një legjendë e stërzgjatur u thur rreth tij, por ai qëndroi mbi të me madhështinë e vet. Për ne, shqiptarët, Bajroni nuk është vetëm një njeri i madh e poet gjenial, por edhe një mik i dashur. Për ne, madhështia e Xhorxh Bajronit nuk qëndron vetëm tek vepra e tij, më tepër te veprimtaria e tij, e cila e dallon nga bashkëkohësit. Xhorxh Bajroni ishte i pari poet i madh që vizitoi Shqipërinë, që njohu botën shqiptare e shkroi për të, duke ia paraqitur njerëzimit me vargjet e tij. Ai nxiti kërshërinë e shumë e shumë udhëtarëve, poetëve, artistëve të huaj për Shqipërinë e shqiptarët. Ky libër është një shenjë e thjeshtë dashurie e mirënjohjeje për këtë mik të madh.

Detajet e librit
Plejad
2865
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Izraelitët në Shqipëri, Josef Jakoel

Ka njerëz që përpiqen të njollosin me shpifje të ulët qëndrimin fisnik dhe burrëror që mbajti populli shqiptar karshi izraelitëve duke i shpëtuar ata nga duart e nazistëve. Këta njerëz thonë se ky qëndrim i shqiptarëve karshi izraelitëve ka qenë i diktuar nga interesi, sepse izraelitët kishin para që të paguanin përkrahjen që u jepej.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

The albanian ruling dynasty in Egypt 1805-1952, Faruk Borova

The role played by this Dynasty has been important not only for the Arab, but also for the Albanian world. It is well known that Missir, the name by which it was known then in Albania, was a second motherland to many Albanians who settled there either for economic or political reasons.
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...
800 Lekë
More

Referenca: 2542

Botuesi: Tirana Times

Albania 1943-1945, Bernd Fischer

The short period from 1943 through 1945 was a critical one for Europe, witnessing the great final battles of the Second World War, the defeat of Italy and Germany, the initial stages of post-war recovery, and the beginning of the new era.
4 100 Lekë
More

Referenca: SKU002051

Botuesi: UEGEN

Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie

Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomik
1 700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...
1 200 Lekë
More

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Historia e Shqipërisë përmes karikaturës, Ben Andoni

Shqiptarët, të mësuar me ikonografi shumë patetike,me simbole të fortësh, që nuk i shkojnë fare përmasave të trupit të vendit tonë të brishtë, e kanë të paqartë vetë identitetin e tyre. Duket se shqiptarët rrallë e kanë parë veten si duhet në pasqyrën e historisë.
2 000 Lekë
More

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001661

Botuesi: Skanderbeg Books

Fjalor Historik i Kosoves, Robert Elsie

Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më te
2 500 Lekë
More