Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti
  • Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

2790
Onufri

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

2 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rrethimi i Shkodrës (kopertinë e trashë)
Origjinali: De absidione Scodrensi
Gjinia: Histori
Autori: Marin Barleti
Shqipëroi: Henrik Lacaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.791 kg
ISBN: 978-99956-87-78-6

Mbi librin

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund Senati Venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Komente mbi librin

"Një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës."

Franz Babinger, autori i "Mehmed Pushtuesi"

"Perandoria Osmane u përhap në Europën Juglindore me flamujt e islamit në horizont. Një moment kyç i këtij zgjerimi ishte rrethimi i Shkodrës nga fundi i shekullit XV. Ne do të kishim njohuri të pakta për këto ngjarje dramatike, po të mos ishte historiani Marlin Barleti. Rrëqethëse! Një burim parësor i historisë së Ballkanit."

Robert Elsie, studiues i letërsisë dhe historisë shqiptare 

"Shqiptarët tërhoqën forcat kryesore të Perandorisë Osmane kur ajo ishte në kulmin e fuqisë së saj dhe thyen hovin e hordhive osmane drejt Perëndimit."

Gazmend Shpuza, historian i periudhës osmane

"Shkodranët ishin tigra të luftës në majat e maleve."

Kemal Pashazade, kronist osman i shekullit XV

"Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori. Prej këtej kuptohet se sa e rëndësishme është për historiografinë kjo vepër e historianit shkodran të asaj kohe, Marin Barleti."

Ferit Duka, profesor në Universitetin Europian të Tiranës

"Kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Europën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Por qëllimi i saj i parë ishte t'i ngrinte një monument Shqipërisë martire për të përjetësuar qëndresën e gjatë antiturke."

Lucia Nadin, autore e "Shqipëria e rigjetur"

"Në qoftë se do të kërkohej një krijim letrar, që t'i përshtatej plotësisht shprehja "vepër monumentale", vështirë se do të gjendej shembull më i mirë se "Rrethimi i Shkodrës".

Ismail Kadare

"Një dëshmi tërheqëse e rezistencës shqiptare kundër osmanëve mu në zemër të Europës. Mbrojtja e Shkodrës ishte po aq heroike dhe rrënqethëse sa rrethimi i njohur i Maltës. Rrëfimi i Barletit është autentik dhe mjaft i kuptueshëm."

Roger Crowley, autori i "Empire of the Sea" dhe "City of Fortune"

"Lexuesve modernë të Perëndimit u drejtohet përkthimi i ri i këtij libri në anglisht duke shpresuar se historia e Shqipërisë nuk do të shihet më si e dorës së dytë dhe e vockël, por për më tepër, si historia e asaj toke që gjendet e vendosur vështirësisht mes dy botëve, një vend që luajti një rol të njëjtë me Rodosin dhe Otranton në fundin e shekullit të XV në përballjet mes osmanëve dhe Perëndimit."

David Abulafia, profesor i historisë dhe autor i "The Great Sea"

"Një burim historik i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor gjatë Mesjetës së Vonë."

Fikret Adanir, autor dhe profesor i historisë në Universitetin Sabanci në Stamboll

"Kur lexova rrëfimin epik të Barletit, u ndjeva si Howard Carter kur hodhi sytë në varrin e mbretit Tut për herë të parë. E shkruar me mjeshtëri artistike dhe zotësi studiuesi, kjo vepër mbush një boshllëk dhe shërben si një studim i veçantë dhe i domosdoshëm në fushën e historisë së Rilindjes."

Kirstin Downey, biografe e figurave historike dhe autore e "Queen Isabella of Castille"

"Një nga rrethimet e mbetura në histori që çudit me trimërinë e rrethanave, me forcat e pabarabarta dhe me kapacitetin e pamatë të artilerisë turke. Kjo mbrojtje u jep aq nder shqiptarëve, sa edhe aktet heroike të Skënderbeut."

William Martin Leake, studiues anglez i lashtësisë

"Kalaja ishte si bosht rreth të cilit vërtitej bota."

Idrisi Bitlisi (rreth 1453 – 1520), kronist osman

"Shqiptarët shfaqën një trimëri të tillë të barabartë me emrin e tyre luftarak që i hutoi në kulm trupat shumë më superiore në numër."

James Henry Skene (1775 – 1864), botues skocez dhe studiues i lashtësisë

"Disa herë rreth kështjellës ishin zhvilluar luftëra dhe përleshje të përgjakshme. Shumë mbretër e kishin sulmuar atë me ushtritë e tyre, por në asnjë rast nuk kishin mundur ta gjenin rrugën e fitores... Në sheshin e luftës kundër të pafeve të mallkuar u hodhën me gjithë shpirt plot njëqind mijë turq. Por, ata panë se ishte e pamundur të hyhej në kështjellë nga të çarat e mureve dhe me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë nuk mundën ta gjenin rrugën e fitores."

Këvami, (rreth shekullit XV – XVI), kronist osman

"Banorët e Shkodrës rezistuan me një forcë që buronte nga dëshpërimi."

Kenneth Setton (1914 – 1995), autor dhe historian për Europën mesjetare

"Shkodra ishte fortesa e fundit e Perëndimit. Sulltanit i nevojitej në mënyrë që të siguronte tokat afër për veprime ndëradriatike."

Lord Kinross (1904 – 1976), historian skocez dhe autor i librit "The Ottoman Centuries"

"Jashtë fortifikimeve, deri atje ku të zinte syri, nuk dukej asnjë pjesë toke që nuk ishte mbuluar me turq të armatosur, me çadra dhe artileri."

Sabellicus (1436- 1506), historian dhe autor venedikas

Mbi autorin

Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar dhe luftëtar në dy rrethime osmane. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, emigroi në Itali.

U vendos në Padova dhe u bë rektor i Kishës së Shën Stefanit. Mëgjithëse "Rrethimi i Shkodrës" ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë "Historia e Skënderbeut". Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit evropian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët.

Në këtë botim janë përfshirë një parathënie nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe David Abulafia, shkrime nga bashkëkohës të Barletit, si Merula dhe Beçikemi, pasazhe nga kronistë osmanë, harta të reja dhe shënime shkencore nga David Hosaflook.

Detajet e librit
2790
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
2 100 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ndamja krahinore, vol. 4, Rrok Zojzi

Arritja më e madhe konsiston sa në faktin se artikulli ka vendosur në vëmendje një kategori historike, siç është “krahina etnografike”, njëherazi si kategori “analitike” për studimet etnografike shqiptare. As fisi e as kombi, por një njësi në mes. Këtu autori ndërthur më mirë se kudo tjetër dijet e tij në antropo-gjeografi apo në traditën gjermanike të...
600 Lekë
More

Referenca: 2559

Shqiperia, Fulvio Kordinjano, vol. 3

Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit. Spikatin, midis të tjerave, përbri Sunizmit ortodoks dhe zyrtar, i cili ishte dashakeq dhe përndjekës, besimi dhe supersticionet e Rufaizmit, çka tërhoqi vëmendjen e Misionarit në rajonin e Gjakovës.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
900 Lekë
More

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...
950 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
1 000 Lekë
More