• Banner

  • Ka mbaruar

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

2 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: 100 vjet pavarësi
Origjinali: 100 vjet pavarësi
Gjinia: Album, histori
Autori: Ndriçim Kulla
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2012
Fq. 208
Pesha: 1.13 kg
ISBN: 978-99956-57-84-0

Koment nga autori
Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarësisë. Por, meqënëse me njëqindvjetorët brezat takohen fare rrallë pretendojmë se në këtë përpjekje jemi munduar që të përfshijmë të gjitha periudhat kohore qoftë edhe ato "të mallkuara" e të ndaluara, të gjithë personazhet dhe elitarët, që kanë luajtur një rol dhe kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare, që nga shpallja e Pavarësisë Kombëtare deri në ditët e sotme, të cilat më së shumti për arsye politike, por edhe subjektive janë anashkaluar në forma të ndryshme censure ose janë përbuzur dhe dënuar si të padenjë për t'u përmendur. Historia e një shteti shkruhet saktësisht nisur nga ngjarjet, kontribuesit dhe veprat e rëndësishme që ata kanë lënë përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të tij. Nga ana tjetër, një histori moderne dhe shkencore sot përfshin jo vetëm historinë politike, por sidomos atë kulturore, fetare, ekonomike, ushtarake e kështu me radhë.  

Detajet e librit
Plejad
2750
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Turdiu

Skanderbeg, Princi i Epirit, Bernardino De Bindoni

Për heroin tone kombëtar, Gjergj' Kastn'oti' Skënderbeun, kanë shkruar shkrimtarë dhe historianë në të gjitha kohët dhe gjuhët e botes. Dhe ky libër ndoshta nuk do të shtonte asgjë më tepër nga çfarë kanë përshkruar të tjerët si për figurën e tij, ashtu edhe për betejat e zhvilluara. Por përkthimi i këtij libri kishte për qëllim të sillte dokumente të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)