• Banner

  • Ka mbaruar

Lufta e Fundit, Mentor Nazarko

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj.

590 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lufta e Fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi
Origjinali: Lufta e Fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi
Gjinia: Histori
Autori: Mentor Nazarko
Shtëpia Botuese: UET Press
Viti: 2007
Fq: 236

Mbi librin

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj. - Vendime GJyqësore. - Lista e 700 pronarëve si dhe: - Dosjen e pronave të bektashinjve në Greqi.

Mbi autorin

Mentor Nazarko, editorialist dhe pedagog në UET Me studime të thelluara universitare në shkencat politike dhe drejtësi në Itali, Mentor Nazarko ka eksperiencë të gjatë në gazetari, si dhe një karrierë të shkurtër politike në rolin e këshilltarit të Presidentit të Republikës (1997-2002). Ky është libri i tij i parë.

Libri "Lufta e Fundit", pronat e shqiptarëve në Greqi, zë fill nga një ese kërkimore paraqitur për herë të parë në Universitetin e Perugias. Studimi fillestar i udhëhequr nga një eksperte e njohur italiane si profesoresha Paola Anna Pillitu, është riplotësuar me arsyetime të reja, dokumente ekskluzive, fryt i një pune kërkimore në arkivat italiane, shqiptare, por dhe të vendeve të tjera. Për t'u veçuar, fakti që shumica e autorëve të cituar janë grekë.

I konceptuar në formën e një mbrojtjeje juridike nga një avokat që synon të zgjidhë çështjen e pronave shqiptare në Greqi (600 mijë hektarë në vlerësimet më optimiste dhe mbi 100 mijë hektarë në vlerësimin grek), libri ka dhe elementë të tjerë publicistikë që e bëjnë më të tretshëm për publikun e gjerë. Libri, studimi i parë serioz nga ky këndvështrim, rrok një fushë të rëndësishme të mardhënieve shqiptaro-greke.

Ai synon të japë një udhëzues ndihmës për politikën shqiptare që të dijë të kërkojë borxhet që na kanë, dhe jo vetëm të lypë borxhe të përdorura keq. Ai synon gjithashtu të ndërgjegjësojë individët e tjerë të ndjeshëm për statusin e kombit dhe problemet e tij. Atyre u thuhet me kompetencë se ka një problem të madh të pazgjidhur, zgjidhja e të cilit ka armiq të pamëshirshëm kohën, harresën dhe përuljen ndaj më të madhit.

Ai është problemi i pasurive të konsiderueshme shqiptare në Greqi, borxhin e madh që mbetet edhe për pak kohë në sirtar dhe që "nuk keni ditur ta kërkoni", siç thotë gazetari i madh dhe eksperti grek Tasos Teloglu. Për këtë borxh, na nevojitet një "luftë e fundit". Juridike dhe diplomatike.

Detajet e librit
UET Press
SKU000266
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000854

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri, vol. 1

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001773

Botuesi: Toena

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2750

Botuesi: Plejad

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000317

Botuesi: Ideart

Historia e Shqiperise ne shekullin XX, Nina Smirnova

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)