• Banner

  • Ka mbaruar

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

2 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia (kopertinë e trashë - lidhje luksoze)
Origjinali: Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia
Gjinia: Histori
Autori: Jaho Brahaj
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2012
Fq. 186
Pesha: 1.01 kg
ISBN: 978-9928-152-03-9

Mbi librin

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare. Ky studim me vlera shkencore është i pari i këtij lloji që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme. Është e para herë që në librin "Flamuri Kombëtar Shqiptar" shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh.

Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenare, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi. Studimi monografik "Flamuri Kombëtar Shqiptar" është mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëvjeçarë nga populli ynë dhe të ruajtura, të trashëguara e të dokumentuara nga kultura materiale: në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje në gur, në dru etj.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Mbi autorin Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut. Libra mononografik të botuar:- Il primo Albanese d'Italia, Brindizi 1995- Emblema Shqiptare-Gjurmime heraldike, 1997- Kurora Mbretërore Shqiptare 1998.- Kronikë e Derës së Gjon Buzukut, 2005- Shkrime për Gjeçovin – artikuj dhe studime, 2009. Është fitues i çmimit për librin shkencoro-historik të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës, Tiranë në vitin 1997, për botimet historike të periudhës 1992-1997. Ka përgatitur dhe botuar nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit, vëllimet:- Shtyllat e Kombit, publicistikë- Mnera e Prezës, novelë.- Tomor e Pashtrik Përpiquni, vëllim poetic.- Shqyptari Ngadhnjyes, dramë.  

Detajet e librit
2625
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII mes fantazisë, interesit dhe realitetit, Ardian Muhaj

Në këtë aspekt mund të flitet për kryengritje kur kundërshtia ndaj pushtetit vinte nga zonat dhe popullsitë e ndryshme të shtetit osman dhe për “fitne” kur sfida zanafillonte nga aktorët e shtresës së pushtetarëve. Kufiri mes këtyre dy shprehjeve të kundërshtisë politike nuk ishte i prerë qartë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001664

Botuesi: Skanderbeg Books

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi

Çmimi 767 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...

Çmimi 0 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001553

Botuesi: Princi

Shqiptarët në qytetërimin perëndimor, Bardhyl Ukcamaj

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti iBridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit e lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2905

Botuesi: Plejad

Fundi i arianiteve, Franz Babinger

Për herë të parë në shqip një libër për pinjollin e fundit të familjes së arianitëve. Në rastin e Kostandin Arianitit është fjala për një personalitet që, nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë së mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht.

Çmimi 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)