• Banner

  • Ka mbaruar

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi
Origjinali: Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi
Gjinia: Histori
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2009
Fq. 464
Pesha: 0.55 kg
ISBN: 978-99956-800-2-2

Mbi librin
Në vitet 1930 kanë ekzistuar projekte ndërkombëtare për krijimin e një etniteti hebraik në Shqipëri dhe qeveria mbretërore i është përgjigjur pozitivisht këtij vullneti. Hebrenjtë hynë në Shqipëri me dokumente të ligjshme dhe me identitet të fshehur. Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani. Një listë prej 2265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet qysh prej muajit gusht të vitit 2005 në Memorial Museum of Holocaust. Në periudhën naziste qeveria dhe Regjenca e quajtën "çështje të brendshme" dhe pjesë të "pavarësisë relative" mbrojtjen e hebrenjve dhe nuk i dorëzuan listat e tyre (shtator 1943, prill 1944, qershor 1944). Rajhu u tërhoq përballë refuzimit të Tiranës. Pati një konvergjencë tërësore të të gjithë krahëve dhe orientimeve: antifashistë dhe profashistë; laikë e klerikë; muslimanë e të krishterë; komunistë e nacionalistë; në veri e jug për të mos lejuar prekjen e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Divizioni SS "Skanderbeg" i krijuar në Kosovë nuk ka marrë pjesë në ushtrimin e holokaustit. Në listën prej 801 personash të shoqëruar prej këtij divizioni në gusht 1944 drejt kampit të Saimište – s, i vetmi kamp shfarosjeje në Ballkan, vetëm 35 janë hebrenj dhe nuk është vërtetuar se këta i janë nënshtruar zhdukjes përfundimtare. Qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë ka qenë i njëjtë.  

Detajet e librit
Naimi
2617

Të dhënat

Autori
Shaban Sinani
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Misioni Im, Lulzim Basha

Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001444

Botuesi: UET Press

Trashëgimtarët, Luljeta Progni

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri.Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2625

Botuesi: SARAS

Flamuri i Kombit Shqiptar, Jaho Brahaj

Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2599

Botuesi: Naimi

Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise, Ismail Strazimiri

Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)