• Banner

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 1 481 Lekë Up to 4 443 Lekë

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.

1 500 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria 1943 – 1945, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore

Gjinia: Histori

Autori: Bernd Fischer

Shqipëroi: Jorgji Qirjako, Tonin Beci

Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times

Viti: 2012

Fq. 300

Pesha: 0.46 kg

ISBN: 978-9928-40-627-9

Mbi librin

Shërbimi i jashtëm i Shteteve të BashkuaraMisioni amerikan, Tiranë, Shqipëri, 16 gusht 1945Sekret nr. 76Lënda: Raporti final i misionit special në Tiranë I nderuar Sekretar i Shtetit Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.

Grupi pro – perëndimor, që natyrisht është më i madh, e sheh Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara si burime frymëzimi ekonomik dhe kulturor.

Grupi pro – lindor, megjithëse më i vogël nga pikëpamja numerike, është mjaft i fortë dhe me ndikim për shkak të drejtuesve të tij të mprehtë dhe të aftë, ndërkohë që vështron nga Lindja, për shembull nga Jugoslllavia dhe Bashkimi Sovjetik, për drejtim, frymëzim dhe mbrojtje.  a. Grupi pro – amerikan: Grupi i parë me prirje perëndimore është grupi pro – amerikan, i cili besohet të jetë grupi më i madh nga pikëpamja numerike, megjithëse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë grupi më i fortë dhe nga pikëpamja politike. Shpejgimi i parë i ekzistencës së këtij grupi pro – amerikan lidhet me faktin që, sipas vlerësimeve më të rezervuara, të paktën 25 % e popullit shqiptar (rreth 250 mijë individë) kanë qenë në Shtetet e Bashkuara ose kanë atje miq dhe të afërm, me të cilët kanë pasur një shkëmbim të vazhdueshëm idesh dhe mjetesh financiare deri në kohën kur Shtetet e Bashkuara hynë në luftë. Ky grup i madh pro – amerikan jeton pothuajse në jug të vendit. Para luftës, gati e gjithë struktura ekonomike e këtij rajoni mbështetej me kontributet e miqve dhe të afërmve në Shtetet e Bashkuara dhe nga ndërmarrjet e biznesit të shqiptarëve... I juaji me respektJ. E. JakobsZyrtar i Shërbimit të Jashtëm

Detajet e librit
Tirana Times
2096
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2666

Botuesi: UET Press

100 vjet pavarësi, një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 – 2012, Blendi Fevziu

Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 2 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Prapaskena e vitit 1997, Kostandin Koliqi

Më tutje me penelata realiste autori përshkruan daljen në skenë të Zan Caushit, që sot dergjet në burgun e Burrelit dhe marrjen e vendimit nga Komiteti i Shpëtimit për dënimin me vdekje të 111 “armiqve të popullit” dhe spiunë të Berishës. “Në listën, vendim, ishin 111 emra të dënuarsh, unë isha i 17-i në listën e tyre!”, thotë z. Koliqi, po ashtu bandat...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Cadra e Kuqe, Fatos Baxhaku

Ky libër nuk pretendon assesi që të jetë një botim gjithëpërfshirës për këtë temë. Shumë prej protagonistëve të dikurshëm janë shuar ngadalë, në heshtje dhe pa lënë shumë gjurmë. Këta kanë mbetur vetëm ndër copëza kujtimesh të lodhura. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)