• Banner

  • Ka mbaruar

Perpara gjyqit te historise, Xhelal Staravecka

Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Përpara gjyqit të historisëOrigjinali: Përpara gjyqit të historisëGjinia: Histori, kujtimeAutori: Xhelal StaraveckaShtëpia botuese: NaimiViti: 2012 Fq. 544Pesha: 0.71 kgISBN: 978-9928-109-26-2 Mbi librin Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika. Gjithnjë në dritë të errët ka dalë deri para botimit të këtij libri: dezertor nga ushtria partizane, tradhtar a ballist, komandant i xhandarmërisë në periudhën naziste, emigrant politik pas luftës, Xhelal Staravecka, jo vetëm deri më 1990, por edhe në dy dekadat e fundme, mbeti "gogoli" i historisë. Dhe ndoshta do të mbetej edhe për dekada të tjera njësoj sikur ai vetë të mos kishte menduar për të ardhmen, për "gjyqin e historisë", nëse do të perifrazonim titullin e librit me kujtime që ai shkroi në mërgim. Ky libër, që i jepet në dorë lexuesit për herë të parë në këtë botim, është përfunduar në Paris në vitin 1966 si një testament politik e moral i autorit. Pothuajse nuk ka ngjarje të rëndësishme të organizimit të luftës antifashiste prej rrjedhës së Osumit e më në jug, prej fillimeve deri në fundin e vitit 1943, që të mos jetë e pranishme lufta çlirimtare e Xhelal Staraveckës si komandant partizan dhe një ushtarak i shkolluar në Perëndim. Ai ka njohur nga afër udhëheqësit komunistë të luftës antifashiste Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun e shumë figura të tjera të Frontit Antifashist. Për më shumë, jo vetëm kampin antifashist e komunist, por ai do të përjetonte nga brenda edhe kampin tjetër: figurat kyç të Ballit e të Legalitetit, ndërkohë që mbretërimin e Zogut mbi shqiptarët e kishte njohur me themel qysh në rininë e hershme. Libri i Xhelal Staraveckës, "Përpara gjyqit të historisë", është një libër tronditës, i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912 - 1966, ndriçohen përmes ngjarjeve, veprimeve, fakteve dhe kujtimeve të autorit.

Detajet e librit
Naimi
SKU002052
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2759

Botuesi: Plejad

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Pushtimi gjerman i Shqipërisë 1943 - 1944, Marenglen Kasmi

Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001312

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001313

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 2, Hilë Lushaku

Libri duket si një skenë ku aktrojnë radhazi politikanë, me skenarë "misterioze", duke zbuluar të vërteta, shumë të panjohura për një periudhë 95 vjeçare, pas së cilës nuk duhet të ndizen polemika për vlerat apo antivlerat e tyre. Libri nuk retushon, është i drejtpërdrejtë, larg ndikimeve politike apo simpative për individë, hap kapakët e pluhurosur të...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)