Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi
  • Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

SKU001951
Buzuku

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pranvera e lirisë '81
Origjinali: Pranvera e lirisë '81
Gjinia: Histori
Autori: Jakup Krasniqi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2011
Fq. 192
Pesha: 0.276 kg
ISBN: 978-9951-08-150-4

Koment nga autori

"Demonstrata e vitit 1981 në histori ka hyrë me emra të ndryshëm, si: Pranvera Studentore, ngjarjet e vitit 1981, demonstrata e vitit 1981, Pranvera Shqiptare etj. Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Ngjarje që çuan drejt përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës së Yjeve... A është i rastësishëm ky rol i Lëvizjes Studentore të shqiptarëve të Kosovës?Lëvizja Studentore e vitit 1981 është rezultat i gjithë luftës ilegale (klandestine) çlirimtare të pas Luftës së Dytë Botërore, që në forma të ndryshme zhvilluan shqiptarët e Kosovës. Ishte i madh ndikimi i organizatave që ishin themeluar në vitet '60 dhe '70 të shekullit XX..."

Mbi autorin

Dr. Jakup Krasniqi është një nga personalitetet më të shquara politike të Kosovës. Pas kryerjes së normales dhe studimeve (Fakulteti Filozofik, dega Histori) iu përkushtua, krahas punës së pedagogut, veprimtarisë klandestine politike.

I burgosur politik (1981 - 1991), veprimtar i pakursyer, fillimisht në LDK (anëtar i Kryesisë), deputet i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e para të lira (1992 - 1998) do të zhvillojë veprimtari politiko - ushtarake qysh nga formacionet e para klandestine, që çuan në formimin e UÇK - së, duke qenë edhe zëdhënës i saj.

Mori pjesë në Konferencën e Rambujesë, ishte ministër në Qeverinë e Përkohshme, ndërsa pas zgjedhjeve të para të pasluftës Ministër i Shërbimeve Publike nga radhët e PDK - së. Nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2010 është kryetar i parlamentit të Kosovës.

Krasniqi është doktorant i historisë, ndërsa deri më tani ka botuar shtatë libra: "Kthesa e Madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës", "NJë luftë ndryshe për Kosovën", "Pavarësia si kompromis", "Kosova në kontekst historik", "Lëvisja për Republikën e Kosovës 1981 - 1991 sipas shtypit shqiptar", "Pranvera e lirisë '81" dhe "Guxo ta duash lirinë".

Detajet e librit
Buzuku
SKU001951
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...
500 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...
600 Lekë
More

Referenca: 2158

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 3, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. 
1 000 Lekë
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2590

Botuesi: Te tjere

Ne kerkim te arit, Ksenofon Krisafi

Më 15 mars 1985, në selinë e ambasadës shqiptare në Paris, nisën bisedimet e para shqiptaro – britanike. Misioni i dy delegacioneve ishte i rëndësishëm, delikat dhe njëkohësisht emocionant. Në Tiranë, në Londër e Uashington, por edhe në Paris, pritej me kureshtje ecuria dhe rezultati i negociatave.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
750 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.
800 Lekë
More