• Banner

  • Ka mbaruar
Skenderbeu, nje histori politike, Aurel Plasari
  • Skenderbeu, nje histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari

Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut.

3 300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Skënderbeu, një histori politike
Origjinali: Skënderbeu, një histori politike
Gjinia: Histori
Autori: Aurel Plasari
Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve Shqiptare "Gjergj Fishta"
Viti: 2010
Fq. 954
Pesha: 1.54 kg
ISBN: 978-99956-855-0-8

Koment mbi figurën e Skënderbeut
"Skënderbeu ishte jo vetëm një nga ushtarakët më të shquar të shek. XV. Ai ishte gjithashtu një realist politik. Historiani që studion burimet dokumentare lidhur me karrierën e tij gjen dëshmi të pareshtura të qartësisë së vizionit të Skënderbeut. Ashtu si papët, ai kishte një kuptim të thjeshtë mbi marrëdhëniet me turqit: të luftojë gjithmonë me ta, duke bërë paqe (kur ishte e mundur) vetëm për të fituar kohë për përgatitje të mëtejshme për luftë. Sado të rrekeshin venedikasit, gjenovezët dhe grekët moreotë të peshonin protë dhe kundrat për bashkëjetesë paqësore me turqit, Skënderbeu ishte i mendimit se çmimi përfundimtar i një paqeje të tillë do të ishte robëria përdhosëse. Sado ndjesi nderi të kishin pasur sulltanët e mëparshëm, Mehmeti ll as donte t'ia dinte për skrupuj moralë. Egoist i pamëshirshëm, ëndërrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjë rëndësi jetës njerëzore dhe nuk kishte kurrfarë respekti për dinjitetin e të tjerëve. Sundues i një shteti robërish, ideja e tij për pushtimin e botës ishte thjesht robërimi i njerëzimit. Prej kohësh armiq të ambicies perandorake, kudo që ajo të shfaqej në Bizant apo Gjermani, papëve Turku i Madh nuk mund t'u dukej veçse dyfish i neveritshëm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk është për t'u habitur që ata iu kthyen Skënderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej në Arbëri, ku ai po përpiqej të ndërtonte një shtet të centralizuar, duke i nxjerrë prijësit grindavecë prej bastioneve të tyre malore. Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malësorësh për pavarësinë dhe shpesh thirrën Turkun e Madh për t'i ndihmuar kundër tiranisë së Skënderbeut. Kishte, megjithëkëtë, një ndryshim mes këtyre dy kuptimeve arbërore për lirinë. Prijësit shikonin mbrapa me nostalgji nga një e kaluar kaotike, ndërsa Skënderbeu shikonte përpara drejt krijimit të një shteti të krishterë të centralizuar. Sundimi turk do të vinte paskëtaj për t'u dhënë arbërve më të keqen e të dyjave botëve, së paku simbas opinionit të Skënderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare të prijësve të frikur dhe duke u shkëputur Arbërinë nga republica Christiana, commonwealth - i i Europës." Kenneth M. Setton

Detajet e librit
Fishta
SKU001919

Referencat specifike

isbn
9789995685508
ean13
9789995685508
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ndamja krahinore, vol. 4, Rrok Zojzi

Arritja më e madhe konsiston sa në faktin se artikulli ka vendosur në vëmendje një kategori historike, siç është “krahina etnografike”, njëherazi si kategori “analitike” për studimet etnografike shqiptare. As fisi e as kombi, por një njësi në mes. Këtu autori ndërthur më mirë se kudo tjetër dijet e tij në antropo-gjeografi apo në traditën gjermanike të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Në fillim ishte Bardha, Ylli Polovina

Që Beratin e pë rfytyroja si një  femër më  është  dukur fillimisht krijim i natyrshëm i moshës së fëmijërisë. Kjo është  një  periudhë, kohe e çiltër njerëzore, plot fantazi, ku gjithçka ka dhuntinë magjike të shpirtërizohet: pemët, lulet, shushurima e gjetheve në një park, uturima e ujërave lumorë, psherëtima e një flladi poshtë strehëve të shtëpisë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1890-1913, vol.1, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 490 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Reklama

Shqipëria e madhe, Luka Mikeleta

Kosova ka pasur përherë një rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, është kjo tokë në të cilën, në vitin 1878, gjatë përshtjellimit të madh ballkanik të nisur tre vite më parë në dëm të perandorisë otomane, lindi Lidhja e Prizrenit, zanafilla e rilindjes kombëtare të popullit shqiptar, që do të kulmonte, më 28 nëntor 1912, me shpalljen e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 2 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)