• Banner

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto
  • Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh.

1 200 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë
Origjinali: Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë
Gjinia: Histori
Autori: Arben Puto
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 408
Pesha: 0.497 kg
ISBN: 978-99943-1-762-2

Mbi librin

"Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh."

New York Times, 25 dhjetor 1941

"Të mos ketë asnjë iluzion për rendin e ri. Tani gjermanët janë armiqtë tuaj dhe Kombet e Bashkuara janë aleatët tuaj...Vëllezër është koha të veproni nëse doni të shpëtoni vendin tuaj."

Thirrje e Fan Nolit nëpërmjet Zërit të Amerikës më 16 shtator 1943

"Më 8 dhjetor 1940 grekët hynë në Gjirokastër. Në Athinë u mbajtën demonstrata me thirrje: "Në Tiranë, në Romë". Peshkopi Spiridon, i ardhur nga Janina, mbjati një fjalë jo për fitoren e radhës mbi italianët , por për bashkimin e qytetit me Greqinë."

Historia e popullit shqiptar, v. lV, faqe 44

"Ngurimi i nacionalistëve shqiptarë për të luftuar ishte i pafalshëm nga pikëpamja historike dhe kur erdhi fundi i luftës atyre kjo nuk iu fal, ata e paguan shtrenjtë."

Reginald Hibbert, Albania's National Liberation Struggle - The Bitter Victory, London, 1991, p. 106-107

Koment nga autori

Lufta italo-greke (tetor 1940 - prill 1941) nuk ka gjetur një pasqyrim të përshtatshëm në historiografi. Ka pasur kryesisht trajtesa në marzh të ngjarjeve. Në botimin e fundit të Historisë së Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë, 2008, është prekur anësisht, si një episod në vorbullën që përfshiu Ballkanin gjatë Luftës II Botërore.

Lufta italo-greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë konfliktit që i vuri zjarrin Evropës. Në të vërtetë, në këto ngjarje Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti. Përveçse viktimë e agresionit italian, ajo ra viktimë edhe e luftës midis Italisë dhe Greqisë. Kjo shtron nevojën që lufta italo-greke të trajtohet edhe në një këndvështrim shqiptar.

Sulmi nisi nga territori shqiptar dhe Shqipëria u bë shesh lufte. Mussolini krekosej dhe shpallte me të madhe se ushtria italiane do të mposhtte shpejt e shpejt çdo rezistencë dhe do ta okuponte gjithë Greqinë brenda dy-tri javëve. Ndodhi e kundërta. Ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej.

Prej fundit të tetorit 1940 kur filloi lufta dhe deri nga fundi i dhjetorit 1940, e më tej, deri në prill 1941, trupat greke zunë një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar, përfshirë Korçën dhe Gjirokastrën. Për pasojë, Shqipëria pas okupacionit italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t'i kushtonte veçanërisht jugut.

Mussolini i turpëruar kërkoi ndihmën e Hitlerit dhe me një operacion të kombinuar, forcat italo-gjermane e mposhtën Greqinë në fund të prillit 1941. Në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve vendi do të njohë edhe okupacionin gjerman pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943. Një aspekt tjetër, jo më pak i rëndësishëm, i viteve të okupacionit të huaj është veprimtaria e klasës politike që u vu në shërbim të okupatorit.

Duke u rreshtuar në anën e agresorit, ata e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresionit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë. Ata e vunë vendin, me akte zyrtare, në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministrave kuislingë.

Madje, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe gjithë shteteve me të cilat Italia do të ishte në luftë. Paradoksalisht Shqipëria do të jetë në luftë edhe me Fuqitë e Mëdha të Koalicionit Antifashist: Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BS-në. Dihet se qeveritë kuislinge, bashkëpunëtore të okupatorit, ishin një fenomen i përhapur në Evropë.

Ato u formuan në të gjitha vendet që u okupuan nga Gjermania hitleriane. Të gjitha e përligjnin kolaboracionizmin me qëllim që t'u kursenin popujve vuajtjet dhe dëmet që do të shkaktonte okupacioni i huaj. Nga ana e saj, qeveria kuislinge shqiptare bashkëpunimin me okupatorin, qoftë italian e gjerman, e quante një okazion të rrallë që i jepej kombit shqiptar për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës dhe për të realizuar ëndrrën e unitetit kombëtar.

Në fakt, pas mposhtjes së Jugosllavisë dhe Greqisë nga ushtritë italo-gjermane, Kosova dhe Çamëria iu bashkuan Shqipërisë. U krijua "Shqipëria e madhe". Ky ishte iluzion. Ky ishte thjesht një zgjerim i territorit nën kontrollin e pushtuesit. Veç asaj, kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe të caktohen në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i pret disfata përfundimtare.

Në të kundërtën, kolaboracionizmi do të krijojë një rrezik serioz për integritetin territorial të shtetit shqiptar të pavarur. Do të bëhet e qartë në Konferencën e Paqes, në mbarim të luftës, se çfarë dëmi kanë bërë. Greqia do të kërkojë Vorio-Epirin, sepse Shqipëria ishte në gjendje lufte me të dhe tani, si shtet fashist, palë në agresionin kundër Greqisë, do të paguante pasojat. kolaboracionizmi do të jetë baza e platformës së delegacionit grek në Konferencën e Paqes.

Veprimtaria e qeverive kuislinge nën okupacionin italian dhe gjerman do të jetë objekt i një kapitulli më vete. Qëndrimin e saj qeveria greke do ta tregojë edhe gjatë okupacionit disamujor të Jugut. Zhvillimi i ngjarjeve në front nuk hyn në këndvështrimin e punimit. Por nuk do të lihet mënjanë sjellja e trupave greke në trojet e okupuara.

Popullsia lokale do të vuajë pasojat. Do ta pësojë rëndë popullsia çame që do të shpërngulet në masë nga vatrat e saj. Vëllimi përfshin edhe Shtojcën ku renditen materiale të ndryshme: akte zyrtare, dokumente, artikuj, fjalime, ligjërata që janë një plotësim i problematikës së trajtuar në tekst. Ato do të japin një ide më të plotë të situatës dhe të sjelljes antikombëtare të krerëve të regjimit.

Në përfundim të punës për këtë monografi, e ndiej për detyrë t'i shpreh falënderimet më të përzemërta prof. Nasho Jorgaqit, për ndihmën e madhe që më ka dhënë me vërejtje e sugjerime që e kanë pasuruar punimin. Kam pasur rast të provoj edhe një herë njohuritë e gjera dhe përvojën e gjatë në të gjitha fushat e albanologjisë, veçanërisht të historisë. Shpreh gjithashtu mirënjohjen time ndaj gazetarëve miq Artan Lame e Ben Andoni, që dhanë një ndihmë të çmueshme për pajisjen e librit me materiale ilustruese.

Mbi autorin

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926", "Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë", "Nëpër analet e diplomacisë angleze", "Shqipëria Politike 1912-1939" dhe "Lufta italo-greke, diktatorë e kuislingë".

Artikujt e botuar në mediat shqiptare për çështje e data të caktuara janë pa fund. Por, veç kësaj, Puto është treguar i ndjeshëm edhe ndaj temave të ndryshme e debateve të nxituara nga vendime të ndryshme në dëm të Shqipërisë.

Vitin e kaluar, kur e gjithë Shqipëria debatonte për regjistrimin e popullsisë, profesor Arben Puto, një nga historianët dhe specialistët e shquar të së drejtës ndërkombëtare, deklaroi haptazi dhe prerë se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike do të sillte një rritje artificiale të minoritetit grek.

Detajet e librit
SKU001773

Të dhënat

Autori
Arben Puto
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.

Çmimi 576 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 480 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Shqipëria ,Kisha Katolike dhe Vatikani , Hasan Bello

Një nevojë e tillë vjen për shkak të anatenmimit që i është bërë temave që kishin të bënin me jetën shpirtërore të shqiptarëve para viteve 90-të. Në këtë kuadër nuk mund të bënin përjashtim as marrëdhëniet e shqiptarëve me qendrat religjioze. Për këtë arsye, nuk ishin të pakta rastet kur lexues ose institucione zyrtare kërkonin informacion lidhur me...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Ksenofon Krisafi

Ky libër i vërtetë dhe i mrekullueshëm merret me historitë e trishta (do të nënvizoja edhe të tmerrshme) të shekullit XX, të cedimeve (padrejtësive) të territoreve shqiptare. Kjo është një çështje kapitale, asnjë indiferencë, apo intrigë, apo komplot i kuintave apo prapaskenave të sofistikuara nuk ka tagër mbi të! Absolutisht jo!

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2503

Botuesi: Plejad

Gjuha e perendive, Aristidh Kola

Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2865

Botuesi: Plejad

Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi

Ai kishte vlera të mëdha shpirtërore e mendore, por ato binin në humnerë. Çdo gjë të mirë që kishte binte e humbiste në ato gremina që kishte hapur shoqëria. Kështu u krijuan honet brenda tij, ku jehuan veset e kohës, ku ranë dhe u fashitën dëshirat, shpresat dhe gëzimet. Një legjendë e stërzgjatur u thur rreth tij, por ai që

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)