• Banner

  • Ka mbaruar
Shkelzen Maliqi - Shembja e Jugosllavise, Baton Haxhiu
  • Shkelzen Maliqi - Shembja e Jugosllavise, Baton Haxhiu

Shkelzen Maliqi - Shembja e Jugosllavise, Baton Haxhiu

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 889 Lekë Up to 2 666 Lekë
Libri i Shkëlzen Maliqit, një dialog me Baton Haxhiun, është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar.
900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera (dialog me Baton Haxhiun)Origjinali: Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera (dialog me Baton Haxhiun)Gjinia: Shkenca politikeAutori: Baton HaxhiuShtëpia botuese: UET PressViti: 2011Fq. 256Pesha: 0.39 kgISBN: 978-99956-39-57-0 Mbi Librin Libri i Shkëlzen Maliqit, një dialog me Baton Haxhiun, është një mënyrë për ta parë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: një çështje shumë e ndërlikuar.Një rrëfim dhe refleksion i gjatë, i ushqyer ndërsjelltësisht nga rrëfyesi dhe pyetësi, i cili nga nuancat është i hollë tamam siç i takon një vepre intelektuale, një refleksion intelektual. Në fakt që në fillim të viteve 90&#39, kur nga bota kosovare ende në atë kohë nën shtypjen serbe, të përforcuar dhe bërë mizore nga Millosheviçi, u shfaqën në median shqiptare zëra nga Kosova. Shkëlzen Maliqi se ç&#39kishte një mënyrë tjetër të shkruari dhe të foluri, jashtë një patetizmi patriotik e natyrshëm lidhur me Kosovën, që kishte shpërthyer anembanë kufirit. Shkëlzen Maliqi shkruante me një gjuhë tjetër, me një mënyrë tjetër, e cila nuk ngjante me shabllonin patriotik apo folklorik të së folurës korrente për Kosovën. Maliqi, një filozof dhe eseist i klasit të parë në hapëisrën shqiptare reflektonte vetëpërmbajtjen intelektuale, nuk i binte shkurt dhe thjesht çështjes së ish- Jugosllavisë dhe Kosovës, nuk binte në stampa dhe patetizma, por ishte realist, i thellë, me skepticizmin që ka një filozof për të parë ngrehinën e tij konceptuale në është realiste, e fortë, racionale, inventive, pa të çara të logjikës. Por sidomos pa rënë në kurthin ku biem shpesh kur mendojmë thjesht e shpejt: i kthejmë dëshirat në tregim. Edhe pse në dukje njeri i moderuar dhe i arsyeshëm, Shkëlzen Maliqi ka bërë akte të forta intelektuale në jetën e tij: nga debati me nacionalistët serbë në shtypin e Beogradit e deri tek qëndrimt e tij në fund të viteve 80&#39 e në vazhim për Kosovën. Të gjitha këto i japin atij statusin e dikujt që mirëvendoset në rebusin mes universalizmit dhe kozmopolitizmit tipik për intelektualin dhe patriotzmit të tij si shqiptar. Shumëkush tjetër e ka humbur një prej këtyre betejave: është bërë patriot duke humbur intelektualin apo intelektual duke humbu atdheun.
Detajet e librit
UET Press
SKU001741
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 1, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001312

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e...

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)