Kategoritë

Botuesit

Autorët

Shqiperia dhe Kosova ne Ngjyra 1913. Album fotografik Shihe të plotë

Shqiperia dhe Kosova ne Ngjyra 1913. Album fotografik

Në vitin 1895, bankieri dhe bamirësi francez Alber Kan (Albert Kahn, 1860-1940) bleu një vilë dhe katër hektarë toke në lumin Senë (Seine) në Bulonj (Boulogne) në jugperëndim të Parisit. Fqinj kishte baronin Edmon dë Roçild (Edmond de Rothschild).

Info shtesë

SKU001662

Disponueshëria: In Stock

$59.72

Me ulje çmimi!

-20%

$74.65

libërNga (sasia)Ulja
Shqiperia dhe Kosova ne Ngjyra 1913. Album fotografik3 --$7.47

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli shqip: Shqipëria dhe Kosova në Ngjyra 1913. Autokromat e koleksionit Alber KanTitulli anglisht: Albania and Kosova in Colour 1913. The Autochromes of the Albert Kahn Collection.Album fotografik dygjyhësh shqip & anglisht (format i madh)Autori: Robert ElsieShtëpia botuese: Skanderbeg BooksViti: 2008, Tiranafq. 96Pesha: 0.71 kgISBN: 978-90-76905-25-9 Mbi librin Në vitin 1895, bankieri dhe bamirësi francez Alber Kan (Albert Kahn, 1860-1940) bleu një vilë dhe katër hektarë toke në lumin Senë (Seine) në Bulonj (Boulogne) në jugperëndim të Parisit. Fqinj kishte baronin Edmon dë Roçild (Edmond de Rothschild). Kani filloi punë me kopshtet e tij, tani të njohura (kopshti francez i trëndafilëve, kopshti anglez, kopshti dhe fshati japonez, pylli vogez, pylli i kaltër, etj.). Këtu, përveç mikut të tij të ngushtë skulptorit Ogyst Rodin (Auguste Rodin, 1840-1917), ai mirëpriti shumë figura të njohura të kohës, ndër të cilët ishin poeti dhe eseisti francez Pol Valeri (Paul Valéry, 1871-1945), poeti bengalez Rabindranath Tagore (1861-1941), skulptori francez Antuan Burdel (Antoine Bourdelle, 1861-1929), fizikanti gjerman Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879-1955), Mbreti Pjetër I i Serbisë (1844-1921), Mbreti Aleksandër i Serbisë (1888-1934), Mbretëresha Elisabeth e Belgjikës (1876-1965) dhe politikanët britanikë Robert Sesil (Lord Robert Cecil, 1864-1958) dhe Ostin Çejmbërllën (Sir Austin Chamberlain, 1863-1937). Mirëpo Alber Kan ishte dhe mbeti një person privat. Mëgjithëse u bë figurë e njohur në historinë e fotografisë botërore, çuditërisht ka shumë pak foto të Kanit vetë. Alber Kan vendosi ti kushtohej paqes ndërkombëtare. Për këtë ai krijoi disa institucione për të mbështetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Institucioni i parë ishte programi Rreth Botës (Autour du Monde, 1898-1930), i cili u ofronte bursa mësuesve të ardhshëm në mënyrë që ata të mund të udhëtonin jashtë për të parë botën. Komiteti i tij Kombëtar i Studimeve Shoqërore dhe Politike (Comité national d&#39études sociales et politiques, 1916-1922), synoi të mblidhte specialistë të vendeve të ndryshme për të debatuar dhe për të kërkuar zgjidhje per probleme të mprehta të njerëzimit në atë kohë. Kurse, projekti ambicioz Arkivat e Planetit (Les Archives de la Planète) synonte të dokumentonte në fotografi bardhezi dhe me ngjyra, si dhe në film, kulturat njerëzore kudo në botë... Për këtë ai dërgoi fotografë dhe kameramanë në mbarë "sipërfaqen e globit të populluar dhe transformuar prej njeriut, siç dukej në fillim të shekullit të njëzetë." Midis viteve 1909 dhe 1931, fotografët dhe kameramenët e tij bënë 72.000 autokroma dhe 170.000 metra film në gati pesëdhjetë vende të botës. Koleksioni Alber Kan ishte dhe mbetet një ndër qendrat më të rëndësishme të autokromës, pra të fotografisë së hershme me ngjyrë, në botë. Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan. Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dimë se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnje menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën. Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik, ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi me ngjyra të qytetit, dhe prej Selanikut ata udhëtuan për në Bursë në Azinë e Vogël. Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date. Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty. Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913. Shkodra, fortesa e fundit e Osmanllinjve në Ballkan, kishte rënë në duart e forcave malazeze më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua. Më 22 tetor 1913, ekipi vazhdoi rrugën drejt veriut për në Rijekë dhe Cetinje, kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi. Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan - 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës nga të cilat kemi bërë një përzgjedhje e cila paraqitet këtu për herë të parë - janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike. Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, në Arkivat e Planetit.