• Banner

Si punova me tre ministra, Jonida Azizaj
  • Si punova me tre ministra, Jonida Azizaj

Si punova me tre ministra, Jonida Azizaj

T’i falësh shenjtërinë trupore" shefit, drejtorit, deputetit apo ministrit: kjo është udha e vetme që një pjesë e mirë e femrave shohin si zgjidhjen apo mundësinë e fundit për t’u punësuar e më pas për ta mbajtur pozicionin e fituar me mundim dëshpërues. Rrugë e kushtueshme, që gërmon më thellë hendekun shekullor të përndeshjes për barazinë gjinore, ku shoqatat femërore ulërijnë për barazi të drejtash mes dy kaheve kundërshtarë biologjikë.

700 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Si punova me tre ministra - rrëfim i vërtetë

Rrëfim / histori

Autori: Jonida Azizaj
Shtëpia botuese: Infinity
Viti: 2009
fq. 190
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99956-785-0-0  
Përmbajtja.

Në vend të parathënies:

I. Femrat, karrigia, krevati

II. Kush jam

III. Fillova punë në ministrinë e Kulturës

IV. Erdhën demokratët

V. Po vjen Pango

VI. Pas pushimit nga puna

VII. Rikthimi në televizion

VIII. Ngjarja e bujshme

IX. Pasojat e një denoncimi

X. Ca fjalë të fundit: "Rruga e vështirë drejt përsosmërisë"

Dy fjalë për autoren Jonida Azizaj: u lind në Vlorë në vitin 1978. Qysh prej arsimit tetëvjeçar dhe atij të mesëm spikatën prirjet e saj lidhur me artin e të shkruarit, pasion i cili e nxiti të zgjidhte studimet në fakultetin Gjuhë Letërsi. Vitet pas shkollës autorja i kaloi mes eksperiencave të ndryshme duke u ndarë mes televizionit, administratës shtetërore, redaktimit letrar por pa harruar ndjenjën e vjetër, edhe pse të mbyllur në sirtarët kompjuterik. Ky është botimi i parë i autores që vjen në formë rrëfimi të vërtetë i rrugëtimit të saj plot shtigje e kalime të ngatërruara në shkurrnajën e administratë shtetërore.

Dy djalë për librin "Si punova me tre ministra - Të pathënat e një ministrie", është rrëfimi i vërtetë i autores vlonjate e cila tregon përvojën e saj katërvjeçare në ministrinë e Kulturës si dhe përplasjet e mëtejshme me kolltukofagët e  kohës sonë. Një rrëfim i drejtpërdrejtë ku autorja përshkruan përballjet me karakteret e mbrapshta të memurëve të shtetit: hipokrizi, gënjeshtër, lajkatari, pabesi, pandershmëri, tipare të fëlliqura që janë kthyer në virtyte e kritere themelore për të mbajtur një vend pune në administratën e lartë shtetërore. Pjesë nga parathënia e librit "FEMRAT, KARRIGIA, KREVATI" "T’i falësh shenjtërinë trupore" shefit, drejtorit, deputetit apo ministrit: kjo është udha e vetme që një pjesë e mirë e femrave shohin si zgjidhjen apo mundësinë e fundit për t’u punësuar e më pas për ta mbajtur pozicionin e fituar me mundim dëshpërues. Rrugë e kushtueshme, që gërmon më thellë hendekun shekullor të përndeshjes për barazinë gjinore, ku shoqatat femërore ulërijnë për barazi të drejtash mes dy kaheve kundërshtarë biologjikë. Ky model i ri dhe i vjetër sa njerëzimi, mjerisht po gjallon fuqishëm në vendin tonë, edhe pse është tejet e turpshme të dëgjojmë të flitet ende për fenomene të atilla, ku femrat jepen pa kushte në duart e drejtorit të parë që vjen në institucion. Do të dëshiroja të thosha, se falen hijshëm në "pjatë argjendi", ashtu si dhurohen objektet e vyera në ceremonitë hyjnore, por e vërteta është se ato e shugurojnë shenjtërimin e brishtë në tavolina e kolltukë të përdhosur zyrash..... Poshtë -shënim: E nisa këtë rrëfim me shkrimin e mësipërm për një arsye tepër të thjeshtë. Janë fenomenet e përmendura aty dhe një sërë dukurish shumë herë më shqetësuese, që më dhanë shtysën për të shkruar këtë rrëfim, i cili ju premtoj se është i thjeshtë, i drejtpërdrejtë; është pasqyrimi i katër viteve të mia në Ministrinë e Kulturës, çaste dhe situata, përballje me njerëz të ndershëm, guximtarë, por edhe servilë, hipokritë,  lajkatarë, mbi të gjitha ziliqarë e zemërngushtë. Duke qenë se ky është një rrëfim real dhe puna ime lidhej ngushtë me emra publikë, jam detyruar që disa prej tyre t’i cilësoj me emrat e vërtetë, si zotin Blendi Klosi, zotin Bujar Leskaj dhe zotin Ylli Pango. Për të tjerët kam zgjedhur vetëm inicialet, pa prekur integritetin e tyre, ndërsa për një pjesë tjetër personazhesh kam zgjedhur pseudonimet, sepse emrat e tyre në këtë rrëfim, s’paraqesin aq interes e s’janë me aq rëndësi sa fenomenet negative që ata përfaqësojnë me karakterin e tyre të shtrembër. Po e ndaj me ju këtë copë udhë timen, sepse tanimë e di sa të shumë janë ata që i kanë hyrë këtij rrugëtimi të vështirë. Duke ndarë këto mendime e shqetësime me të ngjashmit e mi, por jo vetëm, besoj se mund të lëmë gjurmë më të thella në këtë udhë, me shpresën se ndoshta do ta bëjmë më të dukshme edhe për ata që s’e dinë çfarë ka përtej përplasjeve e rrëzimeve zhgënjyese e të frikshme. Por, askush s’e di se çfarë ka në fund të tunelit të gjatë e të errët. Ajo që mund të them, është se pas çdo tronditjeje jam ngritur më e fortë; pas çdo takimi me njerëz zemërngushtë që më kanë zënë rrugën duke kërkuar të më përulin, kam fituar forcë për të ecur më tej me kokën lart; përballë çdo hijeje mashtrimi e dinakërie njerëzore që është munduar të më gllabërojë, kam arritur të fitoj me fuqinë e së vërtetës.  Nuk e di çfarë ka në fund të tunelit. Por di që janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur këtë rrugë, e cila dita - ditës po shtrohet dhe po dritësohet nga të vërtetat tona. Së fundi, më duhet paraprakisht t’ju kërkoj ndjesë për disa terma, fjalë e thënie që do të lexoni në këto rreshta, të cilat jam detyruar t’i sjell në formën e tyre burimore, duke   zgjedhur t’i shënjoj me anë thonjëzave.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001609

Referencat specifike

isbn
9789995678500
ean13
9789995678500
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2888

Botuesi: Te tjere

Deshtimi i radhes, komploti i Teme Sejkos, Vladimir Bregu

Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur... Pastaj, Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane, Paskal Milo

Dokumente të panjohura më parë, nxjerrë nga arkivat e ministrisë së brendshme vijnë përmes librit “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, promovuar sot nga historiani. Ky botim është një përpjekje për të rrëfyer jetën e gjermanëve të mbetur në Shqipëri pas çlirimit, trajtimin e tyre nga diktatura që do të udhëhiqte Shqipërinë e pasluftës dhe përpjekja e...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001692

Botuesi: Te tjere

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001712

Botuesi: Te tjere

Keshtjella dhe eklipsi gjysmeshekullor, Luftar Pepmarku

Kjo vepër është një analizë origjinale e historisë së Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht e drejtuesve më të spikatur të Lëvizjes së Legalitetit të asaj periudhe, por edhe dhjetëvjeçarë më vonë gjatë Shqipërisë post - komuniste. Autori bën një analizë midis dy regjimeve: periudhës së Monarkisë Shqiptare dhe regjimit komunist si...

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)