• Banner

  • Ka mbaruar
Historia e popullit shqiptar. Vol 1
  • Historia e popullit shqiptar. Vol 1

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.

2 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1. Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX

Gjinia: Histori

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2002

Fq. 806

Pesha: 1.33 kg

ISBN: 99927-1-622-3

Mbi librin  

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse. Në vëllimin e saj të parë, lexuesi do të njohë faktet rreth lashtësise së popullit tonë dhe prejardhjes së tij pellazge. Më tej ai do të vazhdojë në një udhëtim ku do të njohë të gjitha fiset ilire dhe shtrirjen e tyre gjeografike. Në këtë vepër do të hasë mbretërit e mëdhenj ilirë: Likurgu, mbreti i parë ilir; Bardhyli, i cili i bëri ballë me sukses sulmeve të mbretërve maqedonas dhe Pirron e Epirit, prijësin epik mollos, i cili është cilësuar nga Hanibali si "prijësi ushtarak më i mirë i kohës" dhe Plutarku e vlerësonte si "një nga personalitetet më të rëndësishëm te kohës së tij". Lexuesve do t`u paraqitet një panoramë e plotë e mbretëreshës legjendare Teuta: luftërat e saj kundër Romës dhe gjithashtu tradhinë e gjeneralit të saj më të afërt Dhimitër Farit. Pas rënies nën pushtimin romak, lexuesit do të njihen me çdo zhvillim ne çdo fushë të jetës së asaj periudhe duke përfshirë edhe kryengritjet e Batos. Mesjeta do t`i gjejë trojet shqiptare të sunduara nga një grusht feudalësh apo gjithnjë ne luftë kundër anzhuinëve, bullgarëve apo serbëve të Stefan Dushanit. Por kjo periudhë do të shënoje një moment tepër të rëndësishëm: krijimin e shtetit të përqendruar shqiptar Principatës së Arbrit. Më tej lexuesi do të bjerë në vorbullën e dyndjeve osmane. Ai do të njihet me betejat me në zë të asaj kohe si Beteja e Fushë-Kosovës. Pjesë e kësaj periudhe është edhe Epoka e Skënderbeut, një epokë dhe personalitet të madh me të cilin identifikohemi edhe sot. Vorbulla e sundimit osman do ta shoqërojë lexuesin për një kohë të gjatë duke i paraqitur një sërë ngjarjesh. Pas vdekjes së Skënderbeut vjen edhe konsolidimi i pushtimit osman. Por ai nuk do të pranohet lehtë nga shqiptarët, sepse një sërë kryengritjesh shënjohen në këtë periudhë si kryengritja e drejtuar nga Pjetër Bogdani dhe nje sërë të tjerash. Një moment interesant i sundimit osman është edhe ngritja e pashallëqeve shqipare, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: Pashallëku i Bushatllinjve dhe Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës. Lexuesit do të njihen me organizimin dhe natyrën e drejtuesve të tyre dhe me faktin interesant se qe Ali Pashai që paraqiti i pari idenë e krijimit të një monarkie kushtetuese në Ballkan. Vepra do të vazhdojë edhe me një thellim mbi ngjarjet më të rëndësishme në fushën kulturore, arsimore, sociale dhe ekonomike për të dhënë një tablo të plotë të asaj periudhe.

Detajet e librit
SKU001384
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: IDK

Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë, Paolo Petta

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2782

Botuesi: Plejad

Shqiperia, shteti jetim i Europes, Wadham Peacock

Në fillim të vitit 1913, Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishull misterioz ballkanik, të zënë nga serbët, bullgarët dhe grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e turkut të lig.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500, At Giuseppe (Zef) Valentini

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngritja e një shteti, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)