Kategoritë

Botuesit

Autorët

Historia e Finlandes, Henrik Meinander Shihe të plotë

Historia e Finlandes, Henrik Meinander

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse.

Info shtesë

Disponueshëria: Ne gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Historia e Finlandës
Origjinali: Finlands historia
Gjinia: Histori
Autori: Henrik Meinander
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2013
Fq. 280
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-9928-103-62-8

Mbi librin

Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse, për ta përmbyllur me transformimin e saj gradual në një shtet të pavarur e të modernizuar, me një komb të vetëdijshëm.

Libri i Meinanderit përqendrohet në rajonin e vendeve baltike, duke e lidhur trajektoren e historisë finlandeze me momentet kyç të ngjarjeve shoqërore, politike e strukturore të Europës. Me mjeshtëri, arrin të gërshetojë politikën me ekonominë e kulturën, për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore të Finlandës nga shtetet e tjera dhe përvetësimin prej këtyre të fundit të risive teknologjike e trashëgimisë kulturore të saj.

Një pjesë të mirë të studimit, Meinanderi ia kushton historisë bashkëkohore, duke u ndalur në përfshirjen e spikatur të Finlandës në ngjarjet europiane e baltike të kohëve të fundit dhe duke analizuar ndikimin që mund të kenë pasur ato në zhvillimin e mëvonshëm të saj. As botuesit, as autorit nuk u mungonte vetëbesimi, kur vendosën t'i propozonin lexuesit këtë studim për historinë e Finlandës...

Komente mbi librin

"Meinanderi është mjeshtër i trajtimeve elegante dhe i analizave të përpikta e komplekse. Rezultati, një lexim veçanërisht interesant."

Jukka Tarkka, Helsingin Sanomat, Helsinki

"Historia e Finlandës është një vepër interesante dhe e harmonishme. Me një vizion të qartë, Meinanderi e vendos Finlandën në një perspektivë sa nordike aq edhe europiane e me mjeshtëri arrin të gërshetojë ngjarjet politike, ekonomike e kulturore, si një e vetme. Nëse doni që në bibliotekën tuaj të keni vetëm një libër për historinë moderne të Finlandës, ja ku e keni."

Lennart Berntson, Svenska Dagbladet, Stockholm