Kategoritë

Botuesit

Autorët

Udhetime ne Ballkan 1857 - 1870, Guillaume Lejean Shihe të plotë

Udhetime ne Ballkan 1857 - 1870, Guillaume Lejean

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha. Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t'i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë, Rusisë, Francës dhe Anglisë).

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$14.09

Me ulje çmimi!

-20%

$17.61

Titulli: Udhëtime në Ballkan 1857 – 1870
Origjinali: Voyages dans les Balkans 1857 – 1870
Gjinia: Histori
Autori: Guillaume Lejean
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 448
Pesha: 0.579 kg.
ISBN: 978-9928-217-48-6

Mbi librin

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha. Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t'i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë, Rusisë, Francës dhe Anglisë), ndërsa shumë popuj u ngritën për të fituar pavarësinë. Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione.

Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, ai dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.

Lejeani nuk mundi ta përfundonte projektin e gjerë që kishte filluar dhe as të bënte përmbledhjen e shkrimeve të tij. Këto shkrime, që do të përdoreshin për artikuj revistash shkencore apo për publikun e gjerë, janë përmbledhur këtu për herë të parë.

Në to spikatin cilësitë e larta si vëzhgues, gjykimi i kthjellët, interesi për topografinë, por edhe për zakonet e kushtet e jetesës të popullsive shqiptare, rumune, bullgare, malazeze dhe për qytetërimin osman.

Mbi autorin

Guillaume Lejeani (1824-1871), hartograf dhe gjeograf, lindi në Pluga-Gerran pranë Morlesë (Bretanjë) dhe studioi në College de France në Paris (nën drejtimin e historianit të njohur Jules Michelet), ku pati rastin të takonte shumë studentë nga Ballkani.

Punoi si sekretar i shkrimtarit dhe politikanit francez Alphonse de Lamartine dhe në të njëjtën kohë ishte mjaft i interesuar për gjeografinë dhe udhëtimet. Më 1860, perandori Napoleoni III e dërgoi Lejeanin në një ekspeditë në burimin e Nilit dhe e emëroi zëvendëskonsull francez në Massawa në Detin e Kuq (1862-1864).

Pasi u kthye në Francë, ai e përqendroi vëmendjen te Turqia europiane dhe u përpoq t'i bindte autoritetet se ishte e nevojshme të përpiloheshin harta të besueshme për Europën Juglindore. Lejeani ka një letërkëmbim dinamik me më tepër se njëqind e tetëdhjetë figura të shquara të botës së shkencës.

Është autor i shumë artikujve dhe i pesë librave. Përmendim: Etnografia e Turqisë europiane, 1861; Udhëtim nëpër dy Nilet, 1865–'68; Teodori II, perandoria e re e Abisinisë dhe interesat francezë, 1865 etj.