• Banner

Historia e Botes, Epoka e Revolucioneve, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 3
  • Historia e Botes, Epoka e Revolucioneve, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 3

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.

3 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë
Origjinali: The Penguin History of the World
Gjinia: Histori
Autori: Grup Autorësh
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 612
Pesha: 0.818 kg.
ISBN: 978-9928-203-92-2

Fragment nga libri

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.

Gjatë 150 vjetëve që do të pasojnë, ndryshimet nisin të përshpejtohen dhe marrin përmasa të atilla – në të gjitha fushat – saqë bëhet e vështirë, për të mos thënë e pamundur për të mos i parë. Në vitin 1900, jo vetëm në Evropë por edhe në territoret ku evropianët janë vendosur, regjistrohet një shkëputje e pakthyeshme.

Nis të përhapet gjerësisht një vizion i ri, progresist, i historisë. Nëse deri atëherë miti i progresit ishte vënë në diskutim, tani duket se ai ka nisur t'u japë gjithnjë e më shumë kuptim ngjarjeve.

Mbi të gjitha, shtysat e ardhura nga Evropa e Veriut dhe nga vendet e brigjeve të Atlantikut do të nisin të ndihen kudo në botë, duke mundësuar transformimin jo vetëm të marrëdhënieve të Evropës me pjesën tjetër të botës, por edhe vetë themelin e ekzistencës së një pjese të mirë të banorëve të saj, edhe pse këta të fundit mund të ndjejnë keqardhje për të kaluarën apo t'i kundërvihen progresit.

Në fund të shekullit XIX (të cilin këtu do e përdorim si një pikë referimi sa të përafërt aq edhe komod), ajo botë që dikur rregullohej nga kultura të veçanta dhe të dallueshme prej njëra – tjetrës, tashmë ka nisur të marrë një tjetër drejtim. Tashmë fati i saj tashmë konsiston në ndjekjen dhe në përshpejtimin e transformimeve.

Një njeri i lindur në vitin 1800 dhe i vdekur në vitin 1870 mund të ketë parë një botë në ndryshim e sipër shumë më të shpejtë gjatë jetës së tij, sesa ajo kish ndryshuar gjatë njëmijë vjetëve që e kishin paraprirë atë. Historia kishte nisur të përshpejtohej.

 

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928203922
ean13
9789928203922
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Nga Mesjeta deri në kohën e sotme, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 2

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane në Azi. Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2900

Botuesi: Tirana Times

Rrenjet e Brazilit, Sergio Buarque de Holanda

Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2257

Botuesi: IDK

Politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara, Michael Cox, Doug Stokes

Ajo që e dallon këtë libër nga gjithë të tjerët që trajtojnë të njëjtën temë është gjerësia e kontribuesve, si dhe thellësia dhe cilësia e analizës. Ky libër do përbëjë një kontribut të rëndësishëm për studentët dhe gjithë ata që duan të kuptojnë ç'rol ka Amerika në politikën ndërkombëtare

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001458

Botuesi: Te tjere

Shansi i fundit i Amerikës, Zbigniew Brzezinski

"Shansi i fundit- kriza e superfuqisë amerikane dhe islami" është një vlerësim i paanshëm dhe që nuk kursen askënd, se si tre presidentët përmbushën në mënyrë të njëpasnjëshëme, për herë të parë në histori, përgjegjësitë e liderit botëror dhe se si kjo përmbushje ishte ndikuar prej stileve personale të secilit prej tyre

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)