Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Historia e Botes, Epoka e Lashtesise, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1 Shihe të plotë

Historia e Botes, Epoka e Lashtesise, J. M. Roberts, O. A. Westad, vol. 1

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$33.80

Me ulje çmimi!

-20%

$42.25

Titulli: Historia e Botës, Epoka e Lashtësisë, vëllimi i parë
Origjinali: The Penguin History of the World
Gjinia: Histori
Autori: J. M. Roberts, O. A. Westad
Shqipëroi: Krenar Hajdëri
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2016
Fq. 482
Pesha: 0.733 kg.
ISBN: 978-9928-203-46-5

Fragment nga libri

Pra, kur fillon historia? Kemi tundimin të themi "në fillim", por ashtu sikurse edhe për shumë paqartësi të tjera të këtij lloji, shumë shpejt do të shihnim se kjo përgjigje nuk na jep kurrfarë ndihme. Ashtu sikurse e ka nënvizuar edhe në rrethana të tjera një historian i madh zviceran, historia është e vetmja fushë ku është e pamundur të niset që në fillim.

Ne mund të zbresim në pistën e evolucionit njerëzor, deri në shfaqjen mbi tokë të vertebrorëve, madje të shkojmë edhe deri te qelizat më të fundit, ku përpunohet fotosinteza e po kështu deri në të gjitha ato struktura të tjera bazë që ndodhen në vetë themelet e jetës.

Mund të shkonim edhe më thellë, deri në ato përmbysje gati të papërfytyreshme që kanë çuar në lindjen e planetit tonë e madje deri në fillimet e Gjithësisë. Por as kjo nuk do të ishte përsëri "histori". Në këtë drejtim na ndihmon gjykimi i shëndoshë: Historia ka për objekt gjininë njerëzore, ajo rrëfen faktet dhe bëmat e saj, vuajtjet dhe gëzimet e saj.

Të gjithë e dimë se qentë dhe macet nuk kanë histori, ndërkohë që qeniet njerëzore e kanë një të tillë. Edhe kur historianët tregojnë interes për proceset natyrore që i ikin kontrollit të njeriut, si për shembull ndryshimet klimatike apo përhapja e ndonjë sëmundjeje, ata e bëjnë një gjë të tillë pasi studimi i këtyre dukurive na ndihmon të kuptojmë se përse ndodh kështu dhe jo në një mënyrë tjetër, që njerëzit kanë jetuar apo kanë vdekur.