Titulli: Ballkani pa anë e pa fund
Gjinia: Histori
Autori: Fernando Gentilini
Shqipëroi: Violanda Canko
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 204
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-426-00-0
Mbi librin
Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
Përpiqet me këmbëngulje të bashkohet me Europën, por ende ndriçohet nga rrëzëllimi që reflekton nga Lindja. Europa është protagonistja tjetër e këtij studimi-rrëfim. Sepse historia e kohëve të fundit e Ballkanit përkujton çastet më tragjike për të... Dhe sepse do të jetë pikërisht fati i projektit europian ai që do të tregojë nëse shpërbërja e ish-Jugosllavisë duhet të konsiderohet një rrjedhojë e së kaluarës sonë kontinentale apo një kumtim i së ardhmes.
Faqe të ngërthyera në mëdyshjen midis joshjes mahnitëse të Ballkanit dhe ëndrrës europiane. Shkruar me vetëdijen se nuk mund të themi se kemi përftuar gjithçka përngaherë nga historia dhe se sot a nesër befas paskëtaj mund të ngrihemi nga gjumi në një Europë, ndryshe nga ajo ku patëm fatin të rritemi.