Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore
  • Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stalini në oborrin e carit të kuq
Origjinali: Stalin: The Court of the Red Tsar
Gjinia: Histori
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi: Abdullah Sallaku
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2010
Fq. 786
Pesha: 0.801 kg.

Mbi librin

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura. Kështu që libri është i mbushur me fakte të reja, të pabotuara më parë. Materialit të pasur i duhet shtuar edhe këndvështrimi i biografit, i cili tenton të na njohë më shumë me njeriun Stalin, në marrëdhënie me njerëzit e tjerë.

Fragment nga libri

"Kush do ta drejtojë këtë?", – pyeti Stalini. "Ti shoku Stalin", – iu përgjigjën njëzëri...

Më 28 qershor, gjermanët, që ishin futur rreth 500 kilometra në territorin sovjetik, mbyllën kufirin duke rrethuar 400 mijë trupa (kështu pushtuan Minskun, kryeqytetin e Bjellorusisë). Ndërsa fragmentet e lajmeve arrinin në Këndin e Vogël, në një sesion të gjatë, të filluar në mes të pasdites dhe të përfunduar në orën 02:40 të natës, Stalini tashmë e kishte humbur fare.

Pas disa orësh gjumë, shkoi në komisariatin e Mbrojtjes për të marrë vesh më shumë, me sa duket, i shoqëruar nga Molotovi, Malenkovi dhe Budjoni. Rënia e Minskut kishte hapur rrugën e Smolenskut dhe Moskës, por disfata ishte e tillë që akoma dhe njëherë, Timoshenko humbi kontaktin me armatat. Kjo e tërboi Stalinin, që u kthye në Këndin e Vogël në 19:35.

Ndërsa Timoshenko dhe Zhukovi ecnin lart e poshtë me lajme gjithmonë e më të këqija, arritën Beria dhe Mikojani, që u bashkuan me shokët në një Politbyro urgjence. Pas mesnate, Stalini thirri Timoshenkon për të pasur lajme konkrete nga Bjellorusia. Nuk kishte. Poskriobishevi dhe Çadajevi shikonin Stalinin, Molotovin dhe Berian që ngjiteshin në "Pacard"-et e parkuara jashtë.

"Është e qartë që gjermanët kanë pushtuar Minskun", tha Poskriobishevi. Pas disa minutash, ndaluan tek komisariati i Mbrojtjes. Stalini i çoi njerëzit e tij tek zyra e Timoshenkos dhe njoftoi se donte të informohej personalisht për njoftimet, që arrinin nga fronti. Zhukovi po bëhej gati të ikte, por Timoshenko i bëri shenjë të qëndronte. Të pestë u mblodhën rreth hartës së operacioneve.

"Çfarë po ndodh në Minsk?", – pyeti Stalini.
"Nuk jam ende të bëj raport", – iu përgjigj Timoshenko.
"Është detyra jote të njohësh mirë faktet në çdo moment dhe të na njoftosh", – tha Stalini. Në këtë moment vetëm frika mund të të pengojë të thuash të vërtetën. Në këtë pikë, Zhukovi i patrembur, ndërhyri me rreptësi: "Shoku Stalin, a kemi lejë të vazhdojmë punën tonë?".

"A mos po të pengojmë?", – iu skërmit Beria, që mesa dukej, kishte mbetur i trullosur, duke dëgjuar dikë që i drejtohej Stalinit me një ton të këtillë. Në këtë pikë, mbledhja degjeneroi në një grindje mes Zhukovit dhe Berias, ndërsa Stalini në mes, bëhej gjithmonë e më i tërbuar.
"E dini që situata është kritike në të gjithë frontet. Komandantët në fushë presin instruksione dhe është mirë që për këtë të merremi ne vetëm", – iu përgjigj Zhukovi.

"Edhe ne jemi të aftë të japim urdhra", – iu përgjigj Beria.
"Në qoftë se është kjo ajo që mendoni, bëjeni", ia priti Zhukovi.
"Po ta kërkojë partia do ta bëjmë".
"Atëherë prisni që t'ua kërkojë. Kështu siç janë punët, detyra na është ngarkuar neve. Zhukovi iu drejtua Stalinit: "Më fal po flas hapur, shoku Stalin, sigurisht do të gjejmë një zgjidhje. Mandej do të vijmë në Kremlin për të paraqitur raportin."

Fjalët e Zhukovit kishin kuptimin që gjeneralët ishin më kompetentë se politbyroja. Stalini, që deri në atë moment kishte mbetur në heshtje, nuk arriti më të përmbante zemërimin e vetë: "Po bën një gabim trashanik duke kërkuar që të heqësh një vijë ndarëse mes Jush dhe Nesh. Të gjithë duhet të mendojmë se si të ndihmojmë frontin".

Stalini siç tregoi Mikojani, në atë pikë "shpërtheu": "Po çfarë shtabi i përgjithshëm, kush është ky shef i shtatmadhorisë, i cili që nga dita e parë e luftës, humbet lidhjet me trupat e veta, nuk përfaqëson askënd dhe nuk komandon askënd?".

Nën furinë e këtij sulmi, Zhukovi u shemb dhe shpërtheu në lot duke dënesur si grua, mandej "vrapoi në një dhomë tjetër". Molotovi e ndoqi. Një nga bolshevikët më të ashpër, ngushëlloi një nga ushtarakët më rigorozë ose makar i vuri një dorë mbi supe...Pas pesë minutash, ky çift absurd u kthye. Zhukovi ishte 'i qetë, por i kishte sytë të lagur'. "Ishim të gjithë të ligështuar", – pohon Mikojani në kujtimet e veta. Stalini propozoi që të dërgonin Voroshillovin apo ndonjë tjetër, që të merrte kontakt me frontin bjellorus. "Stalini ishte i dërrmuar". Pastaj pa shokët në sy.

"Kështu pra",- tha Stalini, "të lemë që, së pari të vendosin mes njëri-tjetrit se çfarë të bëjnë. Shkojmë shokë", – dhe doli nga zyra. Ndërsa hipnin në makinat e parkuara jashtë, Stalini shqiptoi të parat fjalë të sinqerta që nga fillimi i luftës: " Gjithçka ka humbur. Unë tërhiqem. Lenini ka themeluar shtetin tonë dhe ne e dhjemë atë".

Ndërsa ktheheshin për në Kuntzevo, Stalini gjithë kohën mallkoi. "Lenini na ka lënë një trashëgimi të madhe dhe ne, trashëgimtarët e tij e kemi rrënuar..."Edhe pse kishin arritur në destinacion, Molotovi kujton se e kishte dëgjuar duke mallkuar. "Dhe ne e kemi dhjerë!". "Me këtë 'ne' kishte ndërmend t'i përfshinte të gjithë". Stalini tha se nuk mund të ishte më shefi i Shtetit. Dha dorëheqjen.

Në Kuntzevo, Molotovi kërkoi t'i "ngrejë moralin". E lanë Stalinin në daçan e tij, zemërlëshuar dhe me humor të keq. Mikojani nuk i dha rëndësi këtij reagimi. Gjatë rrugës së kthimit, diskutoi për këtë me Molotovin, i cili nuk i pëlqente, por të cilit i besonte: të dy e njihnin mirë Stalinin. "Ishim të goditur nga deklarata e Stalinit. Çfarë donte të thoshte me fjalët 'se gjithçka kishte humbur në mënyrë të pandreqshme?'. Mendonim se atë e kishte thënë për efekt", – kujton Mikojani.

Kishin arsye të besonin që Stalini po luante dhe pak teatër, por është dhe e vërtetë, sepse siç tha dhe Molotovi: "Edhe ai ishte një qenie njerëzore në fund të fundit". Rënia e Minskut e pështjelloi Stalinin, që kishte humbur fytyrën përpara shokëve dhe gjeneralëve. Ishte kriza më e rëndë në gjithë karrierën e tij. Ditën tjetër zbuluan se Stalini kishte dashur vetëm "të bëjë efekt".

Në mesditë, ora në të cilën Stalini e kishte zakon të shkonte në Kremlin, nuk e pa askush. Dhe nuk u bë i gjallë as edhe më vonë. Boshllëku në pushtet ishte i prekshëm: mungesa e titanit që, me maratonën e 14 orëve vendoste për çdo detaj minimal, po ndihej gjithmonë e më shumë. Kur telefoni i Stalinit ra, u përgjigj Poskriobishevi.

"Shoku Stalin nuk është këtu dhe unë nuk e di se kur do të kthehet". Kur Mehlisi provoi të merrte Stalinin në Kuntzevo, nuk pati asnjë përgjigje. "Nuk kuptoj më asgjë", – tha Poskrebishevi. Në fund të ditës, shefi i kabinetit të Stalinit po thoshte: "Shoku Stalin nuk është këtu dhe nuk ka të ngjarë që të kthehet".
"Ka shkuar në front?",- pyeti i riu Çadajev.
"Përsëri vazhdon të më mërzitësh? Të thashë tashmë që nuk është këtu dhe se nuk do të kthehet".

Stalini ishte izoluar nga të gjithë dhe nuk përgjigjej në telefon. Molotovi i tha Mikojanit dhe të tjerëve që "Stalini në dy ditët e fundit, kishte rënë në një gjendje të këtillë ligështimi, sa që nuk interesohej për asgjë, nuk reagonte asnjë shpirt iniciative dhe ishte me humor të keq". Stalini nuk arrinte të flinte. Nuk merrte mundimin as të zhvishej, duke u kufizuar vetëm me ardhjen rrotull daças.

Në një moment hapi derën e rojes personale, ku gjenerali i divizionit, Rumjacev, qëndroi gatitu, por Stalini nuk tha asnjë fjalë dhe u mjaftua duke u kthyer në dhomën e tij. Më vonë i tha Poskrebishevit se ndjente një të hidhur në gojë. Megjithatë, Stalini kishte lexuar shumë libra të historisë: e dinte se dhe Ivani i Tmerrshëm, "mësuesi" i tij, kishte lënë pushtetin për të vënë në provë besnikërie bojarët e vetë.

Bojarët sovjetikë ishin trembur, por më ekspertët nuhasnin rrezikun. Molotovi qe mjaft i kujdesshëm që të mos firmoste asnjë dokument. Ndërsa gjermanët përparonin, qeveria mbeti e paralizuar për dy ditë të tëra.

"Nuk e ke idenë se çfarë po ndodh këtu", – i tha Malenkovi Krushovit.
Mbrëmjen e 30 qershorit, Çadajevi u kthye në zyrë që ti firmoste Stalini një dokument, por nuk kishte asnjë gjurmë të kryeministrit: "Nuk është parë as dje".
"Jo, nuk është parë asdje", – pohoi Poskrebishevi, pa asnjë gjurmë sarkazme në zë. Duhej bërë diçka. Drejtuesi i ri, Voznesenski, u paraqit tek skrivania e Poskrebishevit, si gjithë të tjerët.

Kur Çadajevi i kërkoi të firmoste dokumentet, Voznesenski refuzoi dhe i telefonoi Stalinit, por "nga daça nuk u përgjigj askush". Kështu i telefonoi Molotovit në katin më sipër dhe ai i propozoi që të takoheshin më vonë, pa përmendur faktin se ishte mbyllur në zyrë me Berian, Malenkovin dhe Voroshillovin, për të vendosur se çfarë do të bënin.

Në këtë pikë, dinamiku Beria ideoi një kabinet të ri lufte, një Politbyro speciale me një numër të kufizuar anëtarësh dhe fuqi të mëdha: të kryesuar nga Stalini, po qe se ky do të pranonte, do të përfshinte Molotovin, Voroshillovin, Malenkovin, si dhe vetë Berian. Përjashtimi i shumë udhëheqësve, përbënte një triumf për Berian dhe Malenkovin, që nuk ishin as dhe anëtarë efektivë të Politbyrosë.

Pasi kishin marrë këtë vendim, Molotovi thirri Mikojanin, që po fliste me Voznesenskin dhe Politbyroja u grumbullua. Udhëheqësit nuk kishin qenë kurrë kaq të fuqishëm. Këto manovra qenë shumë të ngjashme me intrigat, që do të kurdiseshin pas goditjes së damllasë së Stalinit pas dymbëdhjetë vjetësh, sepse kjo qe e vetmja mundësi e vërtetë, që kishin për të shfronësuar udhëheqësin e tyre, që nga koha që ishte bërë i njohur, testamenti inkriminues i Leninit, gati njëzet vjetë më parë.

Molotovi u tregoi të tjerëve, shembjen nervore të Stalinit, por Mikojani iu përgjigj se, edhe pse Vozhdi(Stalini) nuk ishte në gjendje të vepronte "vetë emri i Stalinit ishte një forcë e madhepër të ngritur moralin e popullit". Megjithatë, kapadaiu Voznesenski, bëri atë që, në fund, do të rezultonte një gabim fatal për të: "Vjeçesllav", – thirri ai me zë të lartë, duke iu drejtuar Molotovit. "Ec përpara dhe ne do të ndjekim". Prej këtij propozimi të tmerrshëm, Molotovi duhej të ishte zbehur: mandej u kthye nga Beria, që propozoi Komitetin e vetë shtetëror të Mbrojtjes. Vendosën të shkojnë në Kuntzevo.

Kur arritën, u futën me kujdes në daçan e errët, me ngjyrat e saj në të gjelbër të mbyllur, të fshehur mes pishave: u shoqëruan në sallën e vogël të ngrënies. Atje, ndenjur nervoz mbi një poltron, gjetën një Stalin "më të dobët, me pamje të lodhur, të zymtë".

Kur pa të hyjnë shtatë anëtarët e Politbyrosë, Stalini "mbeti i ngurosur". Një version i episodit është i mendimit se Stalini i priti me llogje të tjera me ton të mbyllur: "Lenini i madh nuk është më. Sikur vetëm të na shikonte tani. Sikur vetëm të shikonte se kujt ia ka besuar fatin e Partisë. Më kanë përmbytur letrat nga populli sovjetik, që me të drejtë na qorton. Ndoshta dikujt prej jush nuk do të mos i pëlqente të hidhte fajin mbi mua".

Pastaj i vështroi një e nga një dhe pyeti: "Përse jeni këtu?". Stalini dukej i "alarmuar kishte diçka të habitshme", – kujton Mikojani dhe pse pyetja e tij ishte e çuditshme. Në të vërtetë duhej të ishte ai që të na thërriste. Nuk kisha dyshim: ishte i bindur se kishim ardhur për ta arrestuar". Beria vrojtoi me vëmendje fytyrën e Stalinit: "Ishte e qartë", – i tha më vonë së shoqes, "që Stalini priste t'i ndodhte diçka, madje më të keqen".

Edhe drejtuesit ishin trembur: më pas Beria përqeshi Mikojanin, që ishte fshehur pas të tjerëve. Molotovi që ishte më i moshuari dhe më i ekspozuari ndaj hakmarrjes së Stalinit, bëri një hap përpara: "Faleminderit për çiltërsinë tënde", – i tha Molotovi, por po të them këtu dhe tani se sikur ndonjë idiot të më kërkonte të më vinte kundër teje, do ta çoja në djall. Jemi këtu për të të kërkuar që të kthehesh në punë".

"E kuptoj, por mendohuni", – u përgjigj Stalini. "A do të jem akoma në lartësinë e shpresave të popullit? A do të di të drejtoj vendin në fitoren përfundimtare? Ndoshta ka kandidatë më të denjë".
"Besoj se shpreh mendimin e të gjithëve", – ndërhyri Voroshillovi. "Nuk mendoj se është asnjëri më i denjë"
"Pravilno, Tamam", përsëritën udhëheqësit. Molotovi i tha Stalinit, që Malenkovi dhe Beria, propozonin që të krijohej një Komitet Shtetëror i Mbrojtjes.
"Kush do ta drejtojë këtë?", – pyeti Stalini.
"Ti shoku Stalin", – iu përgjigjën njëzëri. Lehtësimi i Stalinit ishte i dukshëm. "Tensioni u zhduk nga fytyra e tij, megjithatë mbeti i heshtur për disa minuta. Mandej tha : "Në rregull...". Beria bëri përpara duke shpjeguar: "Ti, shoku Stalin do të jesh Shefi". Pastaj lexoi emrat e të tjerëve.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001928

Botuesi: Te tjere

Historia bashkekohore, Llambro Filo, Juliana Marko

Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6  
1 500 Lekë
More

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001033

Botuesi: Dituria

Europa në kohën tonë 1945-1992, Uollter Laker

Libri "Europa në kohën tonë" i historianit Uolltër Lakër, është një kronikë e pasur e evoluicionit politik, ekonomik, social dhe kulturor të kontinentit që prej fillimit të Luftës së Ftohtë deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
800 Lekë
More

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
1 200 Lekë
More

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
2 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të gjithë të lirë, Pietro Grasso

Buscetta, njëri nga më të fuqishmit anëtarë të Kupolës mafioze, në vitin 1984, pranoi të bashkëpunonte me Giovanni Falcone – n, pasi kishte parë të gjithë të afërmit t'i shfaroseshin nga "familjet private". Ky duke ofruar më në fund mundësinë e njohjes së funksionimit të organizatës, na rikujtoi mësimet e mjeshtrave që e kishin "iniciuar" në sekretet e...
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Spiun mes shokësh, Kim Filbi dhe Tradhëtia e Madhe, Ben Macintyre

... Në Londër, pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke diskutuar për Shqipërinë. Shumica e njerëzve në Britani, Amerikë dhe BRSS, po qe se iu shkonte mendja ndonjëherë për Shqipërinë, e përfytyronin si një vend të egër në një cep të Europës, një vend pothuajse mitik...
2 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
1 400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
1 600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2200

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov

Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.
1 000 Lekë
More

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.
1 800 Lekë
More