• Banner

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 987 Lekë Up to 2 962 Lekë

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti

1 000 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Politika e jashtme amerikane, e shkuara, e sotmja, e ardhmja
Origjinali: American foreign policy, past, present, future
Gjinia: Diplomaci, shkenca politike
Autori: Glenn P. Hastedt
Shqipëroi: Tonin Beci
Shtëpia botuese: ACFR
Viti: 2010
Fq. 528
Pesha: 0.80 kg
ISBN: 978-9928-4029-0-5

Koment nga autori
Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte tipar përcaktues. Kjo periudhë kishte nxjerrë në pah një numër të madh sugjerimesh nga studiues dhe profesionistë se çfarë drejtimi duhej të merrte politika e jashtme amerikane. Sidoqoftë, publiku amerikan nuk ishte shumë i përfshirë në këtë debat. Vëmendjen e tij e dominonin më shumë çështjet e brendshme se problemet e politikës së jashtme.  

Detajet e librit
Te tjere
2943
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi, Madeleine Albright

Madeleine Albright ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times "Zonja Sekretare".

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Duke qeverisur Kinën, Gu Qin

Kombi kinez është më pranë se kurrë arritjes së synimit të tij të ripërtëritjes së madhe. Ne zgjodhëm këtë periudhë kohore për të shqyrtuar me imtësi PKK – në, për të vëzhguar fjalët dhe veprat e saj, për të vlerësuar ecurinë e saj, si edhe për të përdorur penën tonë që të shpjegojmë historinë e saj, vlerësojmë gjendjen e tanishme dhe regjistrojmë...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Zbulimet e mëdha dhe Reforma, vol. 6, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)