Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi
  • Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

2784
ISP & DITA 2000

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare të Athinës.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e Luftës së Peloponezit
Origjinali: The history of Peloponnesian War
Gjinia: Histori
Autori: Tuqididi
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2007
Fq. 320
Pesha: 0.26 kg
ISBN: 978-99943-57-16-1

Mbi librin

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare të Athinës.

Historia e Luftës së Peloponezit i trajton mrekullisht të gjitha aspektet e luftës, është e pakapërcyeshme për zhbirimet e saj të shkëlqyera dhe tingëllon si një tragjedi klasike për ngritjen dhe rënien e Athinës. Historia e Luftës së Peloponezit është e para vepër e një historie shkencore. Tuqididi prirej nga vërtetësia, faktet e dëshmitë e gjalla, nga refuzimi i miteve dhe përshkrimi i botës njerëzore si rezultat i veprimit me motive gjithashtu njerëzore dhe pa ndërhyrjen e perëndive; ajo është edhe analiza e parë e politikave të luftës.

Tuqididi (460 – 400 para erës sonë), aristokrat thakas, historian athinjot dhe më i shquari i Greqisë së Lashtë, shkroi veprën monumentale Historia e Luftës së Peloponezit. Ai mbetet një mendimtar i madh politik për arsye të kuptimit të tij të thellë të natyrës njerëzore.

Detajet e librit
ISP & DITA 2000
2784

Referencat specifike

isbn
9789994357161
ean13
9789994357161
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
1 190 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Duke studiuar mrekullinë, Wang Xiansui

Njerëzit mund të vrasin mendjen se çfarë fuqie e ka motivuar popullin kinez dikur të përçarë që të bashkohet për të bërë përpjekje efikase drejt një qëllimi të përbashkët për më tepër se gjashtëdhjetë vjet. A ka këtu ndonjë sekret të panjohur për botën në lidhje me këtë mrekulli moderne?
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2900

Botuesi: Tirana Times

Rrenjet e Brazilit, Sergio Buarque de Holanda

Rrënjët e Brazilit, botuar në vitin 1936, është vepra e parë e Sèrgio Buarque de Holanda, i cili do të bëhej një nga intelektualët më të rëndësishëm të brezit të tij. Sèrgio Buarque dallohet për një interpretim origjinal të asaj çka ishte e kaluara jonë, e karakterizuar siç ka qenë nga tre shekuj sundimi kolonial dhe nga katër shekuj skllavëri.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2941

Botuesi: Dituria

Historia e Zvicres, Thomas Maissen

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kriza botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Njerëzimi kurrë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Pa arritur ndonjë nivel më të lartë të zemërgjerësisë dhe duke mos përdorur një udhëheqje më të urtë, njerëzit për herë të parë morën në duar të tilla armë, me ndihmën e të cilave mund të zhdukin pa u gabuar gjithë njerëzimin.
1 050 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Si vdesin demokracitë, Steven Levitsky, Daniel Ziblatt

Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001964

Botuesi: LIRA

Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA - së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000843

Botuesi: Te tjere

Mbi luften civile, Jul Cezari

Jul Cezari konsiderohet si një prej gjenive ushtarake, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, "Zoti Romak".Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë.
700 Lekë
More
Ka mbaruar