• Banner

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm

2 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Francës, nga zanafilla deri në ditët tona
Origjinali: Histoire de la France
Gjinia: Histori
Autori: Georges Duby
Shqipëroi: Asti Papa, Nasi Lera, Sokol Haxhimusai, Ardian Vehbiu
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 1176
Pesha: 1.78 kg
ISBN: 978-9928-103-46-8

Koment nga autori

Në kujtesën tonë kolektive historia e Francës na duket si një vijimësi ngjarjesh, gërshetimi i të cilave gjatë kohës bëhet gjithnjë edhe më pak i ndërprerë, gjithnjë edhe më i ngjeshur dhe i koklavitur. Pikërisht për këtë arsye edhe faqet e këtij libri janë të ngarkuara me mjaft data, në mënyrë që të vendosen në çastet e përpikta disa ngjarje politike ose ushtarake, si dhe gjithashtu që të dallohen kalimet ndërmjet ndarjeve të veprës.

Megjithatë është e qartë se betejat ose kryengritjet, krizat dinastike ose vendimet e pushtetit, përgjithësisht mund të quhen si shqetësime në sipërfaqe, ndërsa shtysat e thella të historisë janë gjetiu, janë në rregullimin e forcave prodhuese, në mënyrën me të cilën ishin shpërndarë midis njerëzve, nga një periudhë në tjetrën, fuqia dhe pasuritë. Rrjedhimisht autorët i kanë kushtuar vëmendjen më të madhe strukturave politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike.

Ata kanë dashur që të shquajnë ndryshesat, e ngadalshme ose të menjëhershme, të cilat i kanë prekur ato. Veç, kësaj na duket e nevojshme që t'i hapim gjerësisht perspektivat e dy fushave me të cilat po merren kohët e fundit kërkimet historike.

Ndërkohë që në Francë po përparon arkeologjia e ekzistencës së përditshme dhe qasja ndaj antropologjisë të së kaluarës, ndërkohë që po përpiqemi që të përcaktojmë shprehitë mendore dhe mënyrat e sjelljes, po mundohemi që të lidhim, sa më ngushtë që të jetë e mundur, historinë e ngjarjeve dhe të strukturave ekonomike e shoqërore me atë të mënyrave të të jetuarit, të punuarit, të vendosjes në gjirin e mjedisit natyror, por edhe të besimeve, të sharteve fetare, të pikëpamjeve, si dhe me atë të krijimtarisë artistike e letrare, atë të edukimit, të moralit, të mendimit dhe të përparimit shkencor.

Si përfundim ky libër është me të vërtetë një histori e tërësisë së qytetërimit në ato vende, të cilat përbëjnë sot Francën.

Mbi librin

Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë te epokave të ndryshme, bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla në ditët tona. Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore.

Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë oú tout se tient: mënyra jetese dhe të prodhimit, besime dhe praktika fetare, krijime artistike dhe letrare, ideologji, mendim filozofik dhe progres shkencor.

Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh në veçanësinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke brenda një kombi.

Mbi autorin

George Duby (1919 – 1996), titullar i hershëm i katedrës së historisë së shoqërive mesjetare në Collège de France dhe anëtar i Akademisë Franceze, konsiderohet si një nga historianët më me influencë të Mesjetës, periudhë së cilës i ka kushtuar një varg veprash. Një pjesë e tyre u shkruan edhe për publikun e gjerë, duke e bërë kështu historinë më të gjallë dhe joshëse për lexuesin.

 

Detajet e librit
2741
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002062

Botuesi: IDK

Globalizimi i Islamit, Olivier Roy

Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vëllimi 1, libri 1-2, Evliya Çelebi

Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.

Çmimi 2 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2281

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojmë boten, Pascal Boniface

Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet "kombëtare" dhe asaj që quhet "ndërkombëtare", është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001350

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e dytë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...

Çmimi 750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.

Çmimi 1 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)