Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nacionalizmi, Ernest Gellner
  • Nacionalizmi, Ernest Gellner

Nacionalizmi, Ernest Gellner

SKU002067
IDK

Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.

650 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nacionalizmi
Origjinali: Nationalism
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Ernest Gellner
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2011
Fq. 138
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99956-668-8-0

Mbi librin

Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.

Ai eksploron dukurinë e nacionalizmit duke gjurmuar që nga lindja rrënjët e tij kur u krijua shteti - komb modern, deri tek lidhjet me romantizmin, liberalizmin, marksizmin dhe Islamin.

Komente mbi librin

"Na duket e vështirë që ndonjë intelektual tjetër në të ardhmen të arrijë të japë një kontribut të tillë kaq të rëndësishëm sa ç'ka dhënë Ernest Gellner në fusha të tilla kaq të ndryshme siç janë antropologjia, historia dhe filozofia."

Guardian

"Një libër brilant, i shkruar e menduar në mënyrë të përkryer. Në faqet e tij ai përfshin më shumë mençuri, mprehtësi e kuptim të zemrës dhe të shprehive njerëzore nga ç'mund të gjesh në një bibliotekë të tërë."

Irish Times

 

Detajet e librit
SKU002067

Referencat specifike

isbn
978-99956-668-8-0
ean13
9789995666880
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Historia e Adriatikut

Vepër e një grupi historianësh francezë me emër. Padyshim, vepra më e plotë ndër ato që i janë kushtuar detit Adriatik e viseve përreth. Të këtij deti i cili qysh në fi llimet e historisë ka luajtur përherë një rol mjaft me rëndësi në historinë e njerëzimi, duke qenë herë një rrugë nëpër të cilën Jugu depërtonte në Evropën Qendrore.
1 890 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV, vol. 7, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Faktori Çërçill, Boris Johnson

Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtës
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Krijimi i identiteteve kombëtare, Anne-Marie Thiesse

Asgjë nuk është më ndërkombëtare sesa formimi i identiteteve kombëtare. Ky paradoks është me peshë, përderisa veçanësia e pamohueshme e çdo identiteti kombëtar ka qenë pretekst përplasjesh të përgjakshme. E pra ata kanë dalë nga i njëjti model, zbatimi i të cilit është kryer në një kuadër shkëmbimesh intensive ndërkombëtare.
800 Lekë
More

Referenca: 2893

Botuesi: Plejad

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. 
1 250 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Helga's Secrets

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Endrra kineze, Li Junru

Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne, Ëndrra Kineze mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe