Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditari sekret i Napoleon Bonapartit, Patrik Ravinjan
  • Ditari sekret i Napoleon Bonapartit, Patrik Ravinjan

Ditari sekret i Napoleon Bonapartit, Patrik Ravinjan

SKU002027
Toena

Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari sekret i Napoleon Bonapartit
Origjinali: Le journal secret de Napolèon Bonaparte
Gjinia: Histori
Autori: Patrik Ravinjan
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2004
Fq. 302
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99927-1-837-4

Mbi librin

Patrik Ravinjan, kërkues me emër dhe specialist i njohur i periudhës historike kur sundoi Napoleoni, zbuloi rastësisht "Ditarin sekret" të tij në Afrikë. Në ditarin që mbani në duar, Bonaparti shënon mbresat e veta nga fillimi i Revolucionit deri në fund të jetës së tij. Duke lexuar këtë ditar sekret të tij ne njihemi ditë pas dite me Napoleonin e vërtetë, me ndryshimet që pësoi ai vetë me kalimin e viteve, me linjat e vazhdimësisë, dyshimet dhe bindjet e tij. Duke qenë një "Ditari sekret", ky libër ndjek udhën e këtij njeriu të jashtëzakonshëm me forcën dhe bindjen e një dëshmie të jetuar drejtpërsëdrejti në rrjedhën e ngjarjeve. Ndër veprat e tjera të Patrik Ravinjanit kushtuar Napoelonit mund të përmendim: "Napoleon Bonaparti ditë pas dite", "Ç&#39ka thënë me të vërtetë Napoleoni", "Napoleoni hap pas hapi", "Kthimi nga ishulli i Elbës", "Perandoritë e fshehta të Napoleonit", "Bota e Napoleonit".

Detajet e librit
SKU002027
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
1 500 Lekë
More

Dy në një, 20% ulje mbi Ballkanin

Në këtë paketë ofrojmë dy libra, Histori e Ballkanit: Nacionalizmi, luftërat dhe fuqitë e mëdha 1804-2012 nga Misha Glenny dhe Ballkani imagjinar, Maria Todorova. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 3 mijë lekë. Ofrohen me 20% ulje.
3 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Në shërbim të popullit, filozofia qeverisëse e PKK – së

Shërbimi përbën qëllimin. T'i shërbesh popullit me të gjithë forcën e shpirtit përbën detyrën themelore të ndërtimit të një partie politike të orientuar drejt shërbimit. Koncepti i një partie politike të orientuar drejt shërbimit i jep përgjigje pyetjes "Përse shërbejnë studimi dhe inovimi?"
900 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Polonisë, Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki

Kjo është një histori konçize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njeri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
480 Lekë
More