Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2
  • Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2

Historia e marredhenieve nderkombetare, Duroselle, Kaspi, vol. 2

SKU001964
LIRA

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA - së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare nga 1945 deri në ditët e sotme, vëllimi ll
Origjinali: Histoire des relations internationales de 1945 á nos jours, Tome 2
Gjinia: Histori, marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Jean - Baptiste Duroselle, Andre Kaspi
Shqipëroi: Liliana Papa
Shtëpia botuese: Lira
Viti: 2011
Fq. 912
Pesha: 1.06 kg
ISBN: 978-99956-801-7-6

Mbi librin

Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA - së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë. Shpejt doli edhe një forcë e tretë, e cila përpiqej të mbante distancë nga dy polet kryesore.

Pas zhdukjes së Bashkimit Sovjetik gjithçka ndryshoi. Rusia, Kina dhe Bashkimi Europian kishin pozitë vendimtare në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XX - të. SHBA - të, të vetme, mbajtën statusin e superfuqisë politike dhe diplomatike, ekonomike dhe teknologjike, ushtarake dhe kulturore. Ndërkohë, baraspesha ndërkombëtare mbetej e brishtë.

Në të gjitha kontinentet ka fuçi baruti, që u ka vënë apo mund t'u vënë zjarrin shteteve e rajoneve dhe kërcënojnë sigurinë e planetit. Kurrë ndonjëherë pasiguria për të nesërmen nuk ka qenë kaq e ankthshme edhe pse herë pas here duket aty - këtu edhe ndonjë shenjë e mirë. Në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI - të, SHBA po i bëjnë ballë konkurrencës së Kinës kur rendi botëror kërcënohet në shumë rajone të botës.

Jean - Baptiste Duroselle ka qenë anëtar i Institutit dhe profesor i Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Sorbonë. Andre Kaspi është Profesor i Merituar në Sorbonë.

 

Detajet e librit
LIRA
SKU001964
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
900 Lekë
More

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002067

Botuesi: IDK

Nacionalizmi, Ernest Gellner

Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.
650 Lekë
More

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.
800 Lekë
More

Botuesi: IDK

Ku është gabuar, Bernard Lewis

Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Agjentë perandorakë, Noel Malcolm

Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU002012

Botuesi: IDK

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
1 500 Lekë
More