• Banner

  • Ka mbaruar
Kronikat e Tursun Beut
  • Kronikat e Tursun Beut

Kronikat e Tursun Beut

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën. 

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kronikat e Tursun Beut
Origjinali: Tursun Bey, Tarih i Ebu'l – Feth
Gjinia: Histori
Autori: Tursun Beu
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2011
Fq. 228
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-9928-4051-9-7

Fragmente nga libri

"Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të Islamit me një të rënë të shpatës i ekzekutonin.

I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja që rridhte."

"Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. ... Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit."

"Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë ... të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe, sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme."

Mbi librin

Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën.

Kjo zgjedhje e qëllimtë nuk do të thotë aspak se "Kronikat" e Tursun Beut kanë të bëjnë thjesht e vetëm me pushtimin e Shqipërisë. Përkundrazi, Tursun Beu, kronikani zyrtar i Mehmetit të II, i njohur si shkrimtari më i rëndësishëm turk i kohës së vet, me kronikat e tij na sjell dëshmi të rëndësishme për thuajse gjithë fushatat që ndërmori Sulltani i ri në Europë e në Azi, teksa i dha fund pas gati njëqind vjetësh luftërash të ashpra e të përgjakshme, pushtimit të kësaj pjese të Europës, që më pas u quajt Ballkan apo Lindje e Afërt, dhe që mbeti pjesë e Perandorisë Osmane për shekuj me radhë, deri në të hyrë të shekullit të XX.

Tursun Beu, i lindur më 1426 (pra thuajse bashkëmoshatar me vetë sovranin) dhe që besohet se vdiq në 1499, e ndoqi pas sulltanin në thuajse gjithë fushatat e tij, duke u bërë kësisoj dëshmitar i vyer i kësaj faqeje të historisë. Me vlerë të veçantë konsiderohen sidomos përshkrimet që ai na ka lënë për pushtimin e Kostandinopojës, kryeqytetit famëmadh të një perandorie mijëvjeçare, që shumëkush e sheh si një ndër dëshmitë më të besueshme të një ngjarjeje ndër më të rëndësishmet e dramatiket të mbarë historisë.

Në fakt, janë të shumtë studiuesit që gjykojnë se, nëse lëmë mënjanë tonin moralizues që i përshkon, për kronikat e Tursun Beut mund të thuhet se në to përgjithësisht mbizotëron objektiviteti dhe realizmi. S'është e rastit që vepra e Tursun Beut, shkrimtari më i rëndësishëm osman i kohës së vet, vazhdon të konsiderohet edhe sot një ndër monumentet që kanë mbetur nga literatura e hershme osmane.

Sigurisht të gjitha këto janë pjesë e vlerës së këtij libri, në faqet e të cilit, pas stilit të spërdredhur barok, ndjen të pulsojë si një kontrapunkt, ekzaltimin fetar të një lufte që perceptohej si luftë e shenjtë kundër të pafeve, çka shërbente si legjitimim e përligjie e pushtimeve. Siç është mjaft interesante ajo që e vënë në dukje një sërë studiuesish, simbolizmi i qartë seksual që përshkon librin, teksa çdo pushtim e nënshtrim vendesh, popujsh, mbretërish, kështjellash e qytetesh, shihet e përshkruhet si një pushtim me nëntekst të qartë erotik.

Të gjitha këto aspekte e shumë të tjera janë pjesë e vlerave të këtij libri, që na sjell të gjallë mendësinë e atmosferën e asaj kohe, kur ndodhi ajo dramë e madhe në vështrimin e popujve të gadishullit e padyshim të shqiptarëve, në kujtesën e të cilëve ajo periudhë dramatike luftërash e qëndrese, vazhdoi të kujtohej si "moti i madh".

Pa zvogëluar aspak vlerën e përgjithshme të librit në tërësi, s'ka asnjë dyshim se ajo që do t'i interesojë më shumë lexuesit shqiptar kur të marrë në duar këtë libër, do jenë faqet e tij ku flitet për pushtimin e Shqipërisë.

Ku veç vlerës së padyshimtë si një burim i dorës së parë për gjithë ata që do duan të plotësojnë tablonë e një prej periudhave më të rëndësishme e tragjike të historisë sonë, vlera e veçantë e këtij libri, krahasuar me mjaft kronika të tjera, është aftësia e tij për të na sjellë një përfytyrim tepër të gjallë e të besueshëm të asaj drame të madhe, kur shqiptarët, siç shkruan kronikani i sulltanit: "u nënshtruan dhe pranuan zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit." Në fakt, ky është një libër që u drejtohet jo vetëm studiuesve, por që mund të lexohet me interes dhe nga lexuesi i gjerë.

 

Detajet e librit
SKU001899
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ultra sekret, F. W. Winterbotham

Mbi të gjitha kjo është historia sesi gjatë Luftës së Dytë Botërore iu shpërndanë, në sekretin më të madh, presidentit Roosevelt, Winston Churchill – it dhe shefave më të rëndësishëm të shtabit të përgjithshëm, si dhe komandantëve në fronte, gjatë gjithë periudhës së luftës, rezultatet e operacionit më të shkëlqyer të spiunazhit, domethënë zbërthimi i...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Ataturku, rilindja e një kombi, Patrick Kinross

Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001987

Botuesi: Botimet Dudaj

Shperberja e kombeve, Robert Cooper

Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës dhe Shteteve të Bashkuara, është plot mençuri dhe idealizëm të admirueshëm. Ky libër i shkruar me një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)