Kategoritë

Botuesit

Autorët

Ndertimi i shtetit, Francis Fukayama Shihe të plotë

Ndertimi i shtetit, Francis Fukayama

Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër.

Info shtesë

SKU000712

$10.14

Me ulje çmimi!

-20%

$12.68

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Ndërtimi i shtetit, qeverisja dhe rendi botëror në shekullin e njëzet e një
Origjinali: Governance and World Order in the Twenty – First Century
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Francis Fukuyama
Shqipëroi: Erion Shehi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 194
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-99943-742-4-3

Mbi librin

Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër. Këto dy vende përfaqësojnë modele shumë të ndryshme për menaxhimin e rindërtimit.

Megjithatë ata janë vetëm pjesë të vogla të një seti shumë të madh problemesh që përfshin ndërtimi i shtetit. Në këtë libër, autori flet për qeverisjen dhe rendin botëror të shekullit XXI. Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese.

Në këtë libër autori argumenton se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burimet e shumë prej problemeve më serioze të botës nga varfëria tek SIDA tek droga dhe terrorizmi.

Mbi autorin

Francis Fukuyama është autori i librave me shitjet më të mira dhe me ndikim të madh ndërkombëtar si: "The end of history and the last man", "Trust", "The Great Diruption and Our Posthuman Future". Ai është profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit John Hopkins. Ai jeton afër Uashington DC, së bashku me gruan Laura Holmgren dhe tre fëmijët e tyre.