Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan Shihe të plotë

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.

Info shtesë

SKU000709

Disponueshëria: Ne gjendje

$8.03

Me ulje çmimi!

-36%

$12.54

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Habia Filozofike, Zhane Hersh

    Habia...


    Idetë e teoritë e disa filozofëve, si Sokrati,...

  • Si te sillemi me njerezit, Dale Carnegie

    Si te...


    Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends...

  • Jeta seksuale e Catherine M., Catherine Millet

    Jeta...


    "Jeta Seksuale e Jeta seksuale e Catherine M."...

Titulli: Anarkia që po troket, shkërmoqja e ëndrrave pas Luftës së Ftohtë
Origjinali: The coming anarchy, shattering the dreams of the post Cold War
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Robert D. Kaplan
Shqipëroi: Alba Çela, Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2008
Fq. 222
Pesha: 0.245 kg.
ISBN: 978-99943-742-6-7

Mbi librin

Robert Kaplan, autori i librit më të shitur "Fantazmat e Ballkanit" ofron një analizë të përpiktë, me vizion të gjerë mbi botën e së ardhmes, në një libër të frymëzuar, që t'i hap sytë, por edhe provokues, i cili me të drejtë ka zënë kreun në bibliotekën e autorëve të politikës botërore.

"Ndryshimi i hartës botërore sapo ka filluar. Shpërbërja e perandorisë sovjetike dhe përfundimi i konfliktit të armatosur arabo-izraelit janë thjesht prologu i ndryshimeve vërtet të mëdha, që priten të ndodhin",-thotë Kaplan, i cili parashikon tmerre të shumta menjëherë pas Luftës së Ftohtë.

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura, të cilat korrin të mirat e teknologjisë në dukje të pakufishme, ndërkohë që pjesa tjetër e botës zhytet në kaos, janë ndër çështjet më të rëndësishme që ai identifikon për skicimin e së ardhmes së gjeopolitikës.

Ngjarjet e mëparshme historike në librin e Gibonit "Kriza dhe Rënia", si dhe dëshmitë e burrave të shtetit si Henri Kisingeri, kanë kontribuar në këtë analizë profetike të realitetit të ri global.

Koment nga New York Times

Ambicioz dhe eklektik... Kaplan shkrin në një të vetme letërsinë dhe analizën, rrëfimin dhe filozofinë, vëzhgimin dhe historinë, në një mënyrë që pak shkrimtarë guxojnë ta bëjnë në ditët e sotme...Ai është një nga shkrimtarët amerikanë më aktivë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare bashkëkohore.