• Banner

  • Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stalinizmi shqiptar, aspekte ideopolitike
Origjinali: Stalinizmi shqiptar, aspekte ideopolitike
Gjinia: Histori
Autori: Arshi Pipa
Shqipëroi: Çapajev Zëra
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2010
Fq. 352
Pesha: 0.425 kg.
ISBN: 978-99956-732-3-9

Koment nga autori

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në atë kohë unë ende ushqeja shpresa për t'u kthyer në vendin tim të lindjes, sapo ai të çlirohej nga sundimi komunist, për të cilin unë mendoja se do të ishte i detyruar të mbaronte shpejt, pasi Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik për t'u bashkuar me Kinën.

Sidoqoftë, aleanca e çuditshme me Kinën zgjati aq sa aleanca e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, të marra së bashku. Dhe interesi im për politikën shqiptare u venit, pasi u bëra qytetar amerikan. Kjo ndodhi në Berkli, Kaliforni, ku unë atëherë jepja mësim. Lëvizja e Berklit për "Fjalën e Lirë" më ndërgjegjësoi për realitetin e mënyrës amerikane të jetesës.

Në Mineapolis, ku shkova më 1966, u përfshiva në politikën amerikane, ndonëse shkrimet e mia ndoqën prirjen e profesionit tim, si mësues i letërsisë italiane në Universitetin e Minesotës. Atje unë fillova, gjithashtu, të shkruaj për letërsinë dhe folklorin shqiptar. Trazirat kosovare të vitit 1981 më krodhën edhe një herë në politikën shqiptare.

Pjesa tjetër e artikujve të këtij libri janë shkruar të gjithë në vitet tetëdhjetë. Ato kanë një motiv kryesor, stalinizmin shqiptar, të trajtuar në disa aspekte kryesore "ideopolitike". Meqenëse lexuesi nuk do ta gjejë termin "ideopolitik" të përfshirë në një fjalor të zakonshëm të gjuhës angleze, unë po e shpjegoj atë këtu shkurtimisht, duke e drejtuar atë, gjithashtu, në kapitullin e fundit të këtij libri, ku termi leninist-stalinist është trajtuar më gjerësisht.

Termi do të thotë politikë e dominuar nga ideologjia - dikush mund të thotë edhe "e përcaktuar" - dhe jo nga ekonomia, si mund të mendojë lexuesi, i orientuar gabim nga përshkrimi i gënjeshtërt i stalinizmit si marksizëm-leninizëm.

Unë vë re, meqë ra fjala, se marksizëm-leninizmi shqiptar është një stalinizëm i kockëzuar, që funksionon si një fe moniste, duke pushtuar dhe duke mbushur thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë njerëzore. Deri tani ai është studiuar shumë pak. Qasja ime, që është me tepër fenomenologjike sesa teorike, hap një shteg për studime të hollësishme.

Të gjitha këto shkrime, të mbledhura këtu sipas rendit kronologjik, janë botuar më parë, përveç artikullit të fundit dhe poemës në shtojcë. Dy shkrime më të hershme janë përkthime nga shqipja. Eseja për kryepeshkopin Prendushi paraqitet në një formë të përmbledhur, ndërsa tjetra, që gjurmon prirjen lindore të stalinizmit shqiptar, është zgjeruar disi.

Të gjitha shkrimet janë rishikuar për hir të njëtrajtshmërisë ortografike dhe rafinimit stilistik. Në procesin e rishikimit, gabimet faktike janë korrigjuar dhe formulimet e panevojshme janë krasitur. Falënderoj organet periodike në të cilat janë publikuar artikujt: "Telos", "East European Quarterly", "Labour Focus on Eastern Europe", "Dielli", "Shqiptari i lirë", "Flamuri", "Zâni i katholikvet shqyptarë në mërgim", që më dhanë lejen për t'i rishtypur artikujt. Në mënyrë të veçantë falënderoj dr. Jeffry Fruen, që redaktoi dhe shtypi dorëshkrimin, ndërsa punonte me mua për përkthimin e poemës.

Detajet e librit
Princi
SKU001037

Të dhënat

Autori
Arshi Pipa

Referencat specifike

isbn
9789995673239
ean13
9789995673239
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Historia e mesjetës së hershme europiane, Ermal Baze

Teksti mësimor i nivelit universitar, të cilin kemi nderin t`u paraqesim studentëve të historisë, është fryt i hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500-1000.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Për Kinën, Henry Kissinger

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Gra të përgjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Rizgjimi i Luanit, vëllimi i dytë, David Icke

Risia e madhe e këtij libri është diskutimi dhe citimi i shumë burimeve, të shoqëruara edhe me qindra foto ilustrative, në lidhje me Hënën dhe rolin e saj për të kontrolluar Tokën si syri i vërtetë i Horusit, sateliti artifical i vendosur nga JT që kanë krijuar njeriun homo sapiensin rreth 15 mijë vjet më parë, atëherë kur Toka ndryshoi këndin zero mes dy...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Histori e Skënderbeut, Naim Frashëri

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lufta e ftohtë e re, SHBA, Rusi, Kinë nga Kosova në Ukrainë, Gilbert Achcar

Në përcaktimin e këtij konfigurimi të rinovuar dhe në "gjurmimin e ndërsjellë të forcave në lojë, lufta e Kosovës ka luajtur, qartësisht në një shkallë më të vogël dhe mutatis mutandis flat: me ndryshimet përkatëse një rol të krahasueshëm me atë të luftës së Koresë të viteve 1950-53.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)