• Banner

  • Ka mbaruar
Majat e Shales, Rose Wilder Lane
  • Majat e Shales, Rose Wilder Lane

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Majat e Shalës, një kronikë e disa udhëtimeve midis fiseve malësore të Shqipërisë
Origjinali: The peaks of Shala
Gjinia: Kronikë udhëtimesh, publicistikë
Autori: Rose Wilder Lane
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 192
Pesha: 0.229 kg.
ISBN: 978-99927-59-49-6

Mbi librin

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture.

Lakmitë e huaja dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngë, legjenda dhe besime të lashta, përkrah konfliktesh dhe rreziqesh të reja.

I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Wilder Lane e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan. Ajo ecën në gjurmët e punës së Edit Durhamit, për t'i thënë botës perëndimore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Detajet e librit
SKU001001
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Politika dhe pasioni, Michael Walzer

Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë? Në këtë libër, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon teorinë liberale dhe tregon se në evolucionin e mendimit liberal bashkëkohor janë pasqyruar edhe ngjarjet më të rëndësishme.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Armët dhe çunat, Guy Lawson

Ashtu si rrëfimet më të goditura për batakçinjtë, artistët mashtrues dhe kopukët, magjepsës deri në hollësi, librit "Armët dhe çunat" të Guy Lawson – it nuk i mungon asgjë, i ka të gjitha.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)