Kategoritë

Botuesit

Autorë të përzgjedhur

PayPal

Vallja e Parrizit, At Gjergj Fishta Shihe të plotë

Vallja e Parrizit, At Gjergj Fishta

Pezull n' mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t' Golgotit,
N'për ag t'përgjakshëm t' diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me 'i 'za t' pushtueshëm

Info shtesë

SKU001141

Disponueshëria: Ne gjendje

$4.79

Me ulje çmimi!

-15%

$5.63

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Mbrapa
  • Prralla Kombetare I, At Donat Kurti

    Prralla...


    Titulli: Prralla KombëtareVëllimi i ParëMbledhë...

  • Faik Konica, Vepra e plote, vol. 3

    Faik Konica,...


    Në këtë vëllim është paraqitur publicistika e...

  • Historia e popullit shqiptar. Vol 4

    Historia e...


    Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e...

  • Kapedani, Film DVD

    Kapedani,...


    TitulliKapedaniFilm DVDRregjisorFehmi...

  • Prilli i thyer, Ismail Kadare

    Prilli i...


    Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet...

  • Vepra 3, Fan S. Noli

    Vepra 3, Fan...


    Në këtë vëllim janë përfshirë: "Historia e...

  • Abraham Linkoln (ne anglisht dhe shqip)

    Abraham...


    Abraham Linkolni kishte një besim po aq të madh...

  • Masakra e Tivarit, Uran Butka

    Masakra e...


    Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja...

  • Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1, Nasho Jorgaqi

    Jeta e Fan...


    Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës...

  • Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

    Policia...


    Libri, megjithëse mban titullin "Policia...

Vazhd.

Titulli: Vallja e Parrizit
Origjinali: Vallja e Parrizit
Gjinia: Lirika
Autori: At Gjergj Fishta
Shtëpia botuese: Botimet Françeskane
Viti: 2007
Fq. 122
Pesha: 0.222 kg
ISBN: 978-99943-863-8-3

Fragment nga libri

Mater Dolorosa

Pezull n' mjet tokës e qiellit,
Atje mbi kep t' Golgotit,
N'për ag t'përgjakshëm t' diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me 'i 'za t' pushtueshëm
dha shpirtin e hyjnueshëm
ndër duer t' Atit t'vet.

E Ama zbeh si qiri,
prej dhimbes bamun guer,
e sheh kah kryet i Biri
e ulë përmbi krahnuer:
E sheh, e ma fort zemra
I therë atebotë, e themra
tue u dridhë , ma n'tokë s'i shklet.

Por, kah s' don me mendue
Se i Biri shpirt ka dhanun,
I kandet me kujtue
Se Ai don ndo 'i fjalë me i thanun,
Prandej me dashtuni
I qaset Krygjes tij
E i thotë plot ambëlcim:

Qe Nana jote o Djalë!
Qe Nana , o bir ngat teje!
A don me m' thanë ndo'i fjale,
Qi ulë kryet prej meje?-
Po a fort gojën t' idhnueme
Me atë tamth qi tash t'kuene
Kta njerëz t'lem n' verbim?

Por n'Kryq, i Biri shuete,
E veç një ushtime tërmetit
Qi t'dekunt n' vorr i shquete
Qi tundte ujët e detit.
Qi male e krepa çante
Qi n' tempull tisin dante
Për Te t'përgjegjun kje.

U dridh atbote e Ama,
por krejt s'e la shpresa,
E tue shungllue ende gjama,
Tu u trandë e dheut ndërtesa,
me dorë kamën ia preke,
N'uzdaje se nuk ka hjekë,
s'e shpirt s'ka dhanë ende.

Por me dorë tue ndi
Se kamba ftohun ishte
Me gjak e cila isht' ri
Tue pa se Djalë ma s'kishte
"Ahi" fshani 'i herë prej dhimbet,
E, si një drite ka shkimet,
Gadi nën Kryq u pak.

E panë Ejët te qielli
E ftyrën me fletë mbluene,
U muz ma kobshëm dielli
Humnerat prap gjimuene,
I Amshuemi edhe Atë e pa
E dhimbë për Te i ra,
E mnisë atëherë vu cak.

U vesh n' zi natyra,
Bregut u thanë plepat,
U vraa e qielles pasqyra,
Plasën prapë dhimbët krepat
E u vyshkën fushës zymbylat,
E heshtën n' mal bylbylat,
Mbare rruzullimi ankoi.

Vetë Romakut gjaksuer
Qi t' Birin ia bani t' dekun
Zemra i gufoi n' krahnuer
Ashtu ka e pa t' lmekun,
E kah prej malit zdrypi
Ai t' Lumit mëshirë i lypi
Pse aq t' dhimbshme Nanë mjeroi.

Veç ti moj zemra eme
Veç ti t' lodhet nuk ke
E, egërsue, nuk treme
Ashtu ka' e sheh ti zbeh,
Njate që kje ndër bija
Si lil ndër kulumbrija
Si drita kur agon.

Po kje se ti nuk mpihe
N' gjith këtë mjeri t'shëmtueme,
Po kje se ti nuk shkrihe
Kah sheh sa at' Nanë t'bekueme
Heshtat zemrën ia therin,
Ma t' fortë se ty mermerin,
M' kallzo se ku kërkon?

  • Autori At Gjergj Fishta