• Banner

Oh, Anton Pashku
  • Oh, Anton Pashku

Oh, Anton Pashku

Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. 

700 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Oh

Gjinia: Roman

Autori: Anton Pashku

Shtëpia botuese: Rilindja

Vendi dhe Viti:Prishtinë, 1990

Fq. 174

Pesha: 0.19 kg

ISBN: Nuk ka

Mbi autorin

Me emrin dhe veprën e Anton Pashkut lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza, me parashenjën e entuziazmit të dalë nga lufta, ishte në kufi të shkrimit letrar dhe të atij dokumentar Kthesa e prozës së Pashkut në nivel të vetëdijes mbi artin letrar dhe të narracionit ishte aq e fuqishme sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumë pak lexues dhe shumë mohues. Megjithatë shëmbëllyeshëm me krijuesit e mëdhenj, ai do të vazhdojë deri në fund rrugën e vet, i bindur dhe i vetëdijshëm për mundsitë e tij krijuese.Anton Pashku lindi në Has të Thatë të Prizrenit. U shkollua në Prizren dhe në Prishtinë. Deri në vdekje punoi redaktor në gazetën "Rilindja". Është autor i disa vëllimeve me tregime: Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrëmjes (1978).

Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).Tregimet e para Anton Pashku i botoi në vitin 1957. Për afro tridhjetë vjet punë krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, për nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend në krye të panteonit letrar kombëtar.Por për çfarë shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), që së bashku mund të përfshihen vetëm brenda një faqeje libri. Fjala është për tregimet "Në stuhi" dhe "Klithma", që të dyja botuar në vitin 1957.

Në të dy rastet bartësit e ngjarjes janë maksimalisht të reduktuarAnton Pashku sjell një frymë krejtësisht moderne në traditën e prozës shqiptare. Çështja bosht në rrëfimin romanor të Anton Pashkut është veçanërisht vetëdija e autorit për pozitën e tij dhe perspektiva e synimit të këtij rrëfimi. Shtresimin ironik gjatë gjithë rrëfimit, rrëfimtari do ta derdhë e ta përhapë tërthorazi, e jo si deklarim të qëllimshëm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive përjetohen drejtpërsëdrejti nga lexuesi dhe janë më mbresëlënëse se një fotografi e gjallë e një realiteti absurd. Rrëfimtari e nis udhëtimin nga një kohë e pacaktuar që gjatë ecjes fiton peshën e një vatre të gjallë dhe jehona e reflekseve të së kaluarës shfaqet si përsërítje e pafund e dramës sonë kombëtare.Ky vizion i fuqishëm dhe largpamës i veprës së Pashkut që përbën tharrmin krijues të tij, realizohet përmes strukturimit të nëntekstit ironik të rrëfimit. Kjo gjë e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin që ta kërkojë atë që nuk thuhet, atë që duke heshtur, e bën lexuesin të jetë zëri kryesor.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001085
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001547

Botuesi: UEGEN

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Mrizi i Zanave, Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Françeskanët e mëdhaj, Zef Pllumi

I fundmi i françeskanëve të mëdhenj, At Zef Pllumi, jep në këtë libër të dhëna biografike dhe kujtime nga plejada e priftërinjve që i dhanë jetë kulturës kombëtare, nga Gjergj Fishta te Shtjefën K. Gjeçovi, nga Justin Rrota te Donat Kurti. Ai rrëfen gjithashtu edhe historinë e gërmimeve për gjetjen e varrit të Gjergj Fishtës, shkatërruar nga komunistët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001140

Botuesi: Botime Franceskane

Mrizi i Zanavet, At Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)