Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Tema te filozofise te se drejtes, Raffaele De Giorgi Shihe të plotë

Tema te filozofise te se drejtes, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$9.02

Me ulje çmimi!

-20%

$11.27

Titulli: Tema të filozofisë të së drejtës
Origjinali: Temi di filosofia del diritto
Gjinia: Drejtësi, filozofi
Autori: Raffaele De Giorgi
Shqipëroi: Adriana Prizreni
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 154
Pesha: 0.192 kg.
ISBN: 978-9928-185-43-3

Mbi librin

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?

Cili është funksioni i riskut në ndërtimin e së ardhmes? Cili është funksioni i krimit në këtë shoqëri? A evoluon besimi? A ka mekanizma që prodhojnë besim te besimi? Si funksionojnë ato në periferitë e modernitetit? Ç'lidhje ka e gjithë kjo me demokracinë?

Mbi autorin

Raffaele De Giorgi është profesor i Filozofisë të së drejtës në Universitetin e Salentos (Itali). Ka studiuar në Gjermani përkrah sociologut Niklas Luhmann dhe ka qenë për një kohë të gjatë profesor nderi pranë Max-Planck-Institut für europäische Rechtsgeschichte në Frankfurt. Aktualisht konsiderohet si studiuesi më i madh i Teorisë së sistemeve, teori e përpunuar fillimisht nga Talcott Parsons dhe e zhvilluar më tej nga Luhmann.

Ndër punimet e tij shkencore përmenden: 'Wahrheit und Legitimation in Recht' (1980); 'Materiali per una teoria sociologica del diritto' (1981); 'Azione e imputazione' (1984); 'Teoria della societa' (bashkë me Niklas Luhmann, 1991); 'Direito, democracia e risco. Vinculos com o futuro' (1988); 'Direito, tempo e memoria' (2006); Temi di filosofia del diritto, Vol.1' (2006); 'Temi di filosofia del diritto, Vol.2' (2015).