Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu
  • Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

OMBRA GVG

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Morfologjia e shpirtit
Gjinia: Sprova letrare
Autori: Luan Topçiu
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 272
Pesha: 0.361 kg.
ISBN: 978-9928-06-172-0

Fragmente nga libri

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme, sepse vetëm metafora mund të ndriçojë mendimin në mënyrë irracionale.

Kur madje as Uni nuk na ndihmon të mësojmë se nga na vijnë idetë dhe emocionet tona, mënyrën sesi vinë tek ne, pse vinë në këtë formë dhe jo në një tjetër, pse janë kaq të ndryshme për individë të ndryshëm, vetëm përmes irracionalitetit të metaforës mund të sondohet në anët më të thella të realitetit.

Vetëm imazhi metaforik mund të pasqyrojë misterin e fshehtësinë tek çdo qenie njerëzore. Duke qenë se shpirti nuk na është dhënë për ta soditur atë konkretisht, askush nuk e ka pasur luksin për ta parë atë me shqisat e tij, por e ka zbuluar atë përmes mjetesh të tërthorta përmes atij tactus intim.

***

Shoqëria moderne është e kapluar nga makthi dhe ndodhet ballë shumë problemeve që shoqëria tradicionale nuk i kishte njohur. Obsedimi i njeriut modern është, për shkak të kontrollit që ushtrohet mbi të, se e ka humbur përjetësisht intimitetin, se është i përndjekur dhe i kontrolluar kudo.

Përndjekësi i njeriut, në shoqërinë sekulare moderne, nuk është më Perëndia që shikon gjithçka dhe është e kudondodhur, por aparatet e përgjimit që mund t'i vendosen kudo ai komunikon. Njeriu modern po e humb dalëngadalë ndjesinë se po vepron i vetëm, në intimitet, i pa parë dhe i papërgjuar nga askush.

***

Për njëmijë e pesëqind vjet njerëzimi mendonte se gjendjet shpirtërore vijnë nga gjendjet e trupit. Dhimbjet që shkaktojnë ndjenja të vagëta si malli, nostalgjia, vetmia, trishtimi, po të shihet etimologjia e tyre, popuj të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme i kanë identifikuar këto manifestime të ndërlikuara të shpirtit, tejet të vështira për t'i identifikuar, me funksionimin dhe gjendjen e orga-neve të trupit të njeriut.

***

Krijuesi është një përjashtim nga rregulli, vetmia e tij është gjeneruese, krijuese, provokuese, prodhuese, ndaj është aq e dobishme për fatin e veprës së ardhme. Vetmia e trishtimi lindin shkrimin, tekstin, ndërsa gazi e hareja e lumturia më pak.

Tekstet më të bukura në kulturën botërore janë ngjizur nga gjendja e trishtë, nga një gjendje mërzitjeje që fillon paksa të të pëlqejë. Përkufizimi korrekt i gjendjes gjithmonë është i vështirë.

Që nga fillimet e lindjes së shkrimit autorët kanë përshkruar atë gjendje vetmie që kaplon njeriun mu në mes të natyrës, të mbështetur sa gjerë e gjatë mbi bar a kashtë me gjymtyrë të ndera, i dehur nga aromat e natyrës, me kokën të kredhur në tokë/kashtë/bar, duke soditur fluturimin e zogjve apo lundrimin e reve në qiell.

Është një trishtim që kaplon akëcilin, që e ka provuar secili nga ne. Trishtimi, vetmia shtypëse këtë radhë shënon dhe një lloj ngazëllimi të fshehtë e të pashpjegueshëm.

***

Udhëtimi im nuk ngjan me udhëtimin e tjetërkujt, shenjat që jam përpjekur të dëshifroj nuk janë shenjat dhe kodet që kanë marrë të tjerët. Pra, me fjalë të tjera, konkluzionet e mia janë ato të një aventure të tekstit, një aventurë që të qas më pranë zonave të paqarta të shpirtit, që mund të ndihmojnë këdo që të shtrojë pyetje para vetes.

Në këtë ushtrim të një udhëtimi të supozuar më të rëndësishme janë pyetjet që shtrohen sesa përgjigjet, sepse janë më ngacmuese pyetjet sesa përgjigjet, të cilat as që i presim. Përgjigjja do të ishte për të siguruar qetësinë e ekzistencës së shpirtit, e një bote tjetër të përtejme, për të qenë të ekuilibruar përmes pranisë së Perëndisë etj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061720
ean13
9789928061720
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002016

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).
1 000 Lekë
More

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
1 200 Lekë
More

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
700 Lekë
More

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.
600 Lekë
More