• Banner

  • Ka mbaruar
Ese ne filozofine historike dhe politike, Immanuel Kant
  • Ese ne filozofine historike dhe politike, Immanuel Kant

Ese në filozofinë historike dhe politike, Immanuel Kant

Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ese në filozofinë historike dhe politike
Origjinali: Gesammelte Schriften
Gjinia: Filozofi
Autori: Immanuel Kant
Shqipëroi: Gaqo Karakashi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2015
Fq. 192
Pesha: 0.241 kg.
ISBN: 978-99943-52-25-8

Fragment nga libri

Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet.

Pikërisht natyranuk bën asgjë kot dhe nuk është dorëlëshuar në përdorimin e mjeteve për të arritur qëllimet e saj. Meqë ajo i dha njeriut arsye dhe lirinë e vullnetit që mbështetet te kjo e fundit, atëherë kjo ishte tashmë një shenjë e qartë e synimit të natyrës lidhur me pajisjen e tij. Domethënë ai nuk duhej të udhëhiqej nga instinktet apo të ushqehej e të informohej prej njohurive të lashta, përkundrazi ai duhej ta nxirrte gjithçka nga vetvetja.

Shpikja e mallrave të tij ushqimore, e veshtjes së tij, e mjeteve për sigurinë dhe mbrojtjen e tij të jashtme (për të cilat natyra nuk i dha atij as brirët e demit, as kthetrat e luanit, as kafshimin e qenit, po vetëm duart), çdo argëtim që mund ta bëjë jetën të këndshme, madje gjykimi, zgjuarsia dhe mirësia e vullnetit të tij, që të gjitha duhej të ishin tërësisht vepra e tij vetjake.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994352258
ean13
9789994352258
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000150

Botuesi: Ideart

Kant, Kritika e arsyes se paster, Ralf Ludwig

Libri paraqet një grishje nga ana e lexuesit të specializuar, për t’u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë, dhe për t’u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të artit, e për të arritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001510

Botuesi: Papirus

Sociologjia e komunikimit dhe e mediave, Eric Maigret

Roli i masmediave në fushën shoqërore është sa i padiskutueshëm aq edhe i vështirë për t'u kapur. Debati rreth tij luhatet midis denoncimit të devijimeve të rrezikshme të real tv-së dhe të dëmit ndaj kulturës dhe demokracisë për hir të "komunikimit" nga njëra anë, shpresës për transparencë dhe për një të vërtetë të lidhur me teknikat, nga ana tjetër.

Çmimi 1 200 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)