• Banner

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman
  • Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Moderniteti dhe Holokausti
Origjinali: Modernity and The Holocaust
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Zygmunt Bauman
Shqipëroi: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 348
Pesha: 0.379 kg.
ISBN: 978-9928-185-21-1

Mbi librin

Zygmunt Bauman është profesor nderi i sociologjisë në Universitetin e Lidsit dhe Varshavës. Ai është autor i shumë veprave, ndër të cilat veçojmë: Legislators and interpreters, Modernity and Ambivalence, Liquid life, Postmodernity and its discontents, Globalization: The human consequences etj.

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.

Një mënyrë shmangieje është reduktimi i Holokaustit thjesht në diçka që u ka ndodhur hebrenjve, si një ngjarje në historinë hebreje. Një mënyrë e dytë është të shihet Holokausti si përfaqësues i disa aspekteve të caktuara të jetës shoqërore, të cilat do të kapërcehen nga përparimi i modernitetit.

Asnjë nga këto pikëpamje nuk i qëndron sprovës hetuese. Tema qendrore e librit të Bauman – it është të vërtetojë se Holokausti duhet kuptuar si diçka thellësisht e rrënjosur në natyrën e modernitetit – jo si një ngjarje e veçantë, as si një fenomen që lidhet thjesht me qëndrueshmërinë e elementit "barbar" në të. Ky përfundim pasohet nga një sërë korrigjimesh të kuptimit të shoqërisë moderne dhe institucioneve të saj.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185211
ean13
9789928185211
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qyteti, Max Weber

Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra – tjetrës.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2243

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Nga diktatura në demokraci, Gene Sharp

Libri "Nga diktatura në demokraci" u botua fillimisht në Bangkok në vitin 1993 nga Komiteti për Rivendosjen e Demokracisë në Burma në bashkëpunim me Khit Pyaing (Gazeta e Epokës së Re). Librit i janë atribuar suksesi i shumë revolucioneve pa dhunë në katër anët e botës, nga Indonezia në Serbi apo në vendet e botës arabe.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2119

Botuesi: Te tjere

Indinjohuni, Stephane Hessel

Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh do të thotë të krijosh."Indinjohuni!" i Stèphane Hessel nuk na thotë gjë tjetër veçse indinjohuni, ngrihuni, protestoni, revoltohuni dhe hapni sytë kundër padrejtësive në botë.Një libër i vogël me porosi të madhe.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)