Titulli: Frikë dhe drithërimë, Përsëritja
Origjinali: Frygt og Bæven, Gjentagelsen
Gjinia: Filozofi
Autori: Søren Kierkegaard
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2014
Fq. 290
Pesha: 0.281 kg.
ISBN: 978-9928-185-05-1
Pjesë nga libri
Na ishte një herë një njeri që, në fëmijëri të vet, kishte dëgjuar atë rrëfenjën e bukur se si Zoti e vuri në provë Abrahamin dhe se si Abrahami i bëri ballë provës, e ruajti besimin dhe, në të kundërtën e asaj që pritej, u bë me djalë për herë të dytë. Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.