• Banner

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrëfimet
Origjinali: Confessioni
Gjinia: Filozofi
Autori: Shën Agustini
Shqipëroi: Çlirim Mukli
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2006
Fq. 400
Pesha: 0.491 kg
ISBN: 978-99927-982-1-8

Koment nga Moikom Zeqo

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin. Lum kush e lexon këtë rrëfim universal që vetëm na motivon. Dhe na ringjall.Agustini është botëhapës, një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë botërore. I papërsëritshëm dhe i patjtërsueshëm. Ai e bëri sinqeritetin kryeinstitucion të shpirtit.

Detajet e librit
Plejad
2704

Referencat specifike

isbn
9789992798218
ean13
9789992798218
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000819

Botuesi: Ideart

Loku, nje hyrje e shkurter, John Dunn

Xhon Loku, një nga filozofët më të mëdhenj anglezë të fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII, në kryeveprën e tij Përsjatje mbi të kuptuarit njerëzor argumenton se njohja jonë mbështetet tek pëvoja dhe përftohet si e tillë kryesisht përmes shqisave; porse mesazhi që përçonte mendimi i tij për fat të keq u keqkuptua.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001281

Botuesi: Onufri

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 

Çmimi 850 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 461 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)