Titulli: Habermas, një hyrje e shkurtër
Origjinali: Habermas, a very short introduction
Gjinia: Filozofi
Autori: James Gordon Finlayson
Shqipëroi: Elton Tahirllari
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2008
Fq. 200
Pesha: 0.251 kg
ISBN: 978-99943-43-80-5
Mbi librin
Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.
Me një gjuhë të qartë e të kuptueshme, James Gordon Finlayson tregon se si teoria e Habermasit, në tërësinë e saj, u përgjigjet pyetjeve themelore rreth natyrës së shoqërisë moderne, duke modeluar pikëpamjet tona rreth çështjeve dhe zhvillimeve bashkëkohore.
Komente mbi librin
"Një ide e çmuar. Një libër dinamik, i vogël... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj në kohën e lirë."
Lisa Jardine, The Times
"Një ide shumë e mirë, këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit."
Nicholas Lezard, Guardian
Mbi autorin
James Gordon Finlayson mban leksionet e filozofisë dhe mendimit social e politik pranë Universitetit të Saseksit dhe ka shërbyer më herët si lektor i filozofisë në Universitetin e Jorkut. Ai ka botuar një sërë artikujsh mbi filozofinë gjermane në revista të tilla si "Inquiry" dhe "European Journal of Philosophy".