Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton
  • Ngushellimet e filozofise, Alain De Botton
  • Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

Ngushëllimet e filozofisë, Alain De Botton

SKU000152
Ideart

Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ngushëllimet e filozofisë
Origjinali: The consolations of philosophy
Gjinia: Filozofi
Autori: Alain de Botton
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 240
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-99927-919-7-7

Mbi librin

Nëse keni vendosur të lexoni një libër të vetëm filozofie, le të jetë ai ky që mbani në duar. Do të njiheni me gjashtë kulme të filozofisë, përcjellë përmes leximit të një filozofi tejet profesionist. Pa hyrë në misteret dhe labirintet e filozofisë, ju do të kuptoni disa përse që i keni pasur gjithherë në mendje. Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe.

Me idetë, veprën dhe jetën e tyre, së bashku me kumtet e fshehta dhe ato aspekte të filozofisë që mund t'u ngushëllojnë në jetën tuaj, ata do ju shërbejnë të parandaloni dhimbjen. Si i bëhet hallit kur nuk ke të holla? Si t'i shpëtosh vuajtjeve të dashurisë? Si të shpëtojmë nga ndjenja e zhgënjimit? A ka ngushëllim për mungesën e famës? Mospërshtatja me botën është vlerë apo mangësi? A duhet gëzuar jeta?

Vështirësitë e kalisin apo e shtrembërojnë karakterin? Ky libër është i pasur me ilustrime dhe shembuj, është një perlë që bën pjesë në koleksionin e stolive të serisë "Lexime filozofike", seri që synon t'jua bëjë të dashur dhe të afërt Filozofinë, këtë "dashuri për dijen".

Detajet e librit
Ideart
SKU000152

Referencat specifike

isbn
9789992791977
ean13
9789992791977
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.
461 Lekë
More

Referenca: 2779

Botuesi: Botimet Dudaj

Hartimi i sondazheve, Ronald Czaja, Johnny Blair

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

E qeshura, Henri Bergson

Në këtë ese të famshme, të përbërë nga tre artikuj të botuar më së pari në Revue de Paris, Bergson analizon fenomenin e së qeshurës, veçanërisht atë të shkaktuar nga komikja.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Filozofia kritike e Kantit, Gilles Deleuze

Le të marrim shembullin e Kritikës së arsyes së kulluar. Ajo nis me zbulimin e fakultetit sipëror të njohjes, pra me interesin spekulativ të arsyes. Ky interes drejtohet për te fenomenet; në fakt, duke qenë se nuk janë gjëra në vetvete, fenomenet mund t'i nënshtrohen fakultetit të njohjes, dhe madje duhet ta bëjnë një gjë të tillë që njohja të jetë e...
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000160

Botuesi: Ideart

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?
300 Lekë
More

Ekzistencializmi është humanizëm, Jean-Paul Sartre

Në një leksion të vitit 1946, filozofi Jean Paul Sartre vendosi t’i përgjigjej kritikëve mbi atë se çfarë është filozofia që ai mbështeste. A është ekzistencializmi një rënie në qetësi dhe dëshpërim? A është ekzistencializmi estetik? Këtyre pyetjeve Sartre iu përgjigj në Ekzistencializmi është humanizëm.
550 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Kontrata natyrore, Michel Serres

Cili jam? Një fërgëllim hiçi, që jeton në një tërmet të përhershëm. Mirëpo, gjatë një çasti lumturie të thellë, me trupin tim luhatës vjen e bashkohet Toka gulçuese. Cili jam tani për disa sekonda?
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU000942

Botuesi: Fan Noli

Miti i Sizifit, Albert Camus

Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?
800 Lekë
More

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
600 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
600 Lekë
More

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
600 Lekë
More