• Banner

  • Ka mbaruar
Filozofia e artit, Hippolyte - Adolphe Taine
  • Filozofia e artit, Hippolyte - Adolphe Taine

Filozofia e artit, Hippolyte - Adolphe Taine

Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit. Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Filozofia e artit
Origjinali: Philosophie de l'art
Gjinia: Filozofi
Autori: Hippolyte – Adolphe Taine
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 232
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-99927-919-3-4

Mbi librin

Historiani dhe filozofi Hippolyte – Adolphe Taine ka qenë një nga figurat më të shquara të pozitivizmit. Vepra "Filozofia e artit", botuar në Paris, përmbledh teoritë dhe konceptet mbi artin dhe mbahet edhe sot si kryevepra e padiskutueshme e estetikës pozitiviste. Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit.

Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit. Vepra e artit nuk është fryt i pakuptueshëm i fantazisë apo i tekave të artistit, por ajo mund të shpjegohet përmes shkaqeve: pra është shprehje e një ideje të natyrës dhe jetës.

Filozofia e artit rindërton, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e shpirtit nga të cilat lind vepra e artit. Artisti është filozof, është kundrues i bukurisë ideale. Ai arrin ta kapë atë dhe të kuptojë "tërësitë".

Detajet e librit
Ideart
SKU000144
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001549

Botuesi: Princi

Mbi pikturën, Leon Battista Albertini

Pak libra mund të kenë qenë aq të papërsëritshëm sa De Pictura (Mbi Pikturën)... libri i parë kushtuar arsyes intelektuale për të pikturuar. Alberti e shkroi traktatin "Mbi pikturën" në latinisht në vitin 1435 dhe sipas shpirtit të vërtetë të Rilindjes, bëri një përkthim në italisht vitin pasues.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001550

Botuesi: Princi

Mbi skulpturën, Leon Battista Albertini

Botimi që po ju paraqesim, redaktuar dhe renditur (në italisht) nga Marco Collareta, është mbështetur në versionin original në gjuhën latine dhe na lejon të kuptojmë plotësisht e një teksti thelbësor mbi teorinë e origjinës së figurave (imazheve).

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001771

Botuesi: Dituria

Historia e Bukurisë, Umberto Eco

Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t'ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.

Çmimi 4 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vintage

Psychedelics, Aldous Huxley

In 1953, in the presence of an investigator, Aldous Huxley took four-tenths of a gramme of mescalin, sat down and waited to see what would happen. When he opened his eyes everything, from the flowers in a vase to the creases in his trousers, was transformed. 

Çmimi 625 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2119

Botuesi: Te tjere

Indinjohuni, Stephane Hessel

Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh do të thotë të krijosh."Indinjohuni!" i Stèphane Hessel nuk na thotë gjë tjetër veçse indinjohuni, ngrihuni, protestoni, revoltohuni dhe hapni sytë kundër padrejtësive në botë.Një libër i vogël me porosi të madhe.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.

Çmimi 640 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)