365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë
  • 365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë

365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë

2777
Aeditions

Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave.

1 800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: 365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë (kopertinë e trashë)
Origjinali: 365 rrëfenja para gjumit, libri i dytë
Gjinia: Rrëfenja për fëmijë
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2012
Fq. 198
Pesha: 1.144 kg.
ISBN: 978-99956-41-49-8

Mbi librin

Mbërriti ora për të ëndërruar! Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave. Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, miqtë tuaj të dashur do t'i takoni. Lexim dhe ëndrra të këndshme!

Fragmente nga libri

Janar – Gëzuar Vitin e Ri

Çfarë po ndodh në pyll sot në mëngjes? Asnjë zhurmë hapash, kurrfarë rrahje flatrash dhe aq më pak as edhe një cicërimë zogu. Gjithkund qetësi! Ndërkohë që dielli ka kohë që ka dalë. S'do mend, jo ndonjë diell i madh e i verdhë, por një i vockël e i mbuluar me re që ngjajnë si dantella...

-Eh, e di unë, - thotë ketri Raul, teksa kërcen nga një degë në tjetrën. – Sot është 1 janari! Bota mbarë ia ka marrë me gjumë... Për çdo vit ndodh e njëjta gjë. Bota mbarë ia ka marrë me gjumë... E megjithatë, mua ma ka ënda kur gjithçka lëviz, shushurin e fërfëllin në pyll... Veç kësaj kam edhe një surprizë...

Janar – Gëzimi i Raulit

Rauli zbret nga pisha dhe e mban vrapin drejt e te strofulla e vogël e lepujve që i ka miq për kokë. Dhe, pa trokitur në derë, zë e çirret me sa ka në kokë:
-Ehej! Miqtë e mi, jam unë, Rauli!Sa hap e mbyll sytë, Leoja, më i madhi i lepujve, nxjerr turiçkat.
-Ç'të ka hipur në kokë që ulëret kështu qysh në pikë të mëngjesit? – i shkrehet me tërsëllimë Leoja. – Do të zgjosh tim atë dhe dhjetë vëllezërit e mi. Kemi kërcyer gjatë gjithë natës.
-Kam një surprizë të mrekullueshme, - ia kthen Rauli, teksa nuk e mban vendi. – Eja ta shohësh me sytë e tu.

Detajet e librit
2777

Referencat specifike

isbn
9789995641498
ean13
9789995641498
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Me pak fjalë, Udhëtimi, Violeta Monreal, Meritxell Marti

Me pak fjalë... është një koleksion librash për fëmijët duke filluar nga mosha 3-vjeçare, që nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme.
550 Lekë
More

Referenca: SKU001723

Botuesi: Aeditions

Insektet punetore, liber me formuese

Insektet punëtore janë me të vërtetë të palodhura! Bletët bëjnë mjaltë, milingonat grumbullojnë ushqim, por a e dini se çfarë bëjnë fluturat?
600 Lekë
More

Botuesi: Albas

Ruroja e vogël me zemër të madhe, Adelina R. Mamaqi

Përralla dhe tregime të mrekullueshme, argëtuese dhe plot humor… Ruruja, Djelpa, Pushi lepurushi, kanguri Kungu, krokodilja, harabelët Heli dhe Habi janë disa nga personazhet fantastike, që ju vogëlushë do të takoni nëpër faqet e këtij libri.
550 Lekë
More

Referenca: SKU000202

Botuesi: Cabej

Gishtoja, liber me formuese

Titulli: GishtojaGjinia: PuzzlesShtëpia botuese: ÇabejFq. 6Pesha: 0.461 kg Një libër i mrekullueshëm për të vegjëlit zero deri në gjashtë vjeç.
300 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fjalëve

Në këtë libër të veçantë, duke prekur, ndier dhe shfletuar, vogëlushët do të njohin fjalët e para në mënyrë të përsosur. Truri dhe duart e vogla do të nxiten dhe do t’i ngulitin mirë në mendje ato.
600 Lekë
More

Botuesi: Living

Masha dhe Ariu, Udhëtoni me lojëra

Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete!
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Klubi i poeteve, Tea Stilton

Gjatë mbledhjes së klubit të ri të Poeteve, kemi gjetur ditarin e një studenteje misterioze që ka studiuar në kolegj vite më parë.
500 Lekë
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Rrëfenja me kafshë

Në këtë vëllim janë paraqitur disa rrëfenja si: Poni, Papagalli Toto, Kotelja e trembur, Një pellg për bretkosën, Derrkucët ngacamanë, Palloi, Babagjeli, Mëzi që nuk njihte frikën, Elefanti Xhambo, Gjarpëri Kuk, Pupi dhe miqtë e tij, Bebdinozauri, Ditëlindja, Bretkosa mburravece, Ura bashkon zemrat dhe Luani i vogël.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Libri i binjakëve

Lindja e një foshnjeje është gjë e rrallë. Po kaq të rralla janë përjetimet në çdo hap duke nisur që nga ekoja e parë e deri në fazat e tjera të rritjes. Është një përvojë emocionuese. Po përfytyroni se sa i madh është ky emocion, kur përvoja është e dyfishtë, me ardhjen në jetë jo të një, por të dy bebeve!
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Me pak fjalë, Bimët, Violeta Monreal, Meritxell Marti

Me pak fjalë... është një koleksion librash për fëmijët duke filluar nga mosha 3-vjeçare, që nxit kureshtjen përmes njohurive të thjeshta dhe i argëton, pa u shmangur nga qëllimi kryesor: zhvillimi i një sërë aftësish të rëndësishme.
550 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001606

Botuesi: Aeditions

12 perralla klasike (me figura ilustruese)

Në këtë vëllim janë mbledhur rrëfenjat më të bukuara në botë. Rrëfenjat janë shoqëruar me ilustrime mahnitëse, të cilat e bëjnë leximin më të këndshëm. 
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001842

Botuesi: Aeditions

365 rrëfenja para gjumit

Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë!Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta...
1 800 Lekë
More

Referenca: 2479

Botuesi: Aeditions

16 perralla klasike

Në këtë botim janë paraqitur përrallat: Lulëkuqja dhe Borëbardha; Fyelltari i Hamelinit; Zana e Dëborës; Flokarta dhe tre arinjtë; Gishtëza; Rojtarja e patave; Ali Baba dhe 40 hajdutët; Sirena e Vogël; Rrobaqepësi i vogël zemërtrim; Ushtari trim prej plumbi; Muzikantët e Bremenit; Tre derrkucët; Gishtoja dhe Vëllaçkoja e motërza.
1 800 Lekë
More