Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Dhelpra dhe fiqte, Ferit Lamaj Shihe të plotë

Dhelpra dhe fiqte, Ferit Lamaj

Është privilegj për letërsinë e sotme shqiptare dhe, sidomos atë për fëmijë, që i ka ardhur një talent i fuqishëm, Ferit Lamaj. Ta transplantosh realitetin e jetës në art me figura përrallore duhet mjeshtëri e rrallë dhe këtë mjeshtëri fabulistit Lamaj, si një filozof i kohës, e zotëron më së miri.

Info shtesë

SKU001650

Disponueshëria: Nuk e kemi më këtë produkt në depo


Më njoftoni kur ta rimerni

$4.23

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Dhelpra dhe fiqtë
Origjinali: Dhelpra dhe fiqtë
Gjinia: Fabula
Autori: Ferit Lamaj
Shtëpia botuese: Emal
Viti: 2008
Fq. 144
Pesha: 0.176 kg
ISBN: 978-99956-05-66-7

Komente mbi autorin

"Është privilegj për letërsinë e sotme shqiptare dhe, sidomos atë për fëmijë, që i ka ardhur një talent i fuqishëm, Ferit Lamaj. Ta transplantosh realitetin e jetës në art me figura përrallore duhet mjeshtëri e rrallë dhe këtë mjeshtëri fabulistit Lamaj, si një filozof i kohës, e zotëron më së miri."

Prof. Bedri Dedja

"Ferit Lamaj është më origjinali e më i begati ndër fabulistët shqiptarë. Njeriu mund të shkruajë tërë jetën dhe të mos arrijë të botojë as njëqind pjesë nga kjo sferë e mençurisë njerëzore. Ndërsa Ferit Lamaj të habit me begatinë krijuese në këtë fushë."

Dritëro Agolli

"Fabulisti Ferit Lamaj është padyshim zëri më virtuoz i fabulës shqipe. Si një mjeshtër e akrobat i fjalës, Lamaj, vargun fabulesk, këtë zhanër të hershëm letrar e sjell në skenën e kohës përmes mençurisë filozofike dhe një arti befasues e të qëndisur metaforik."

Roland Trebicka

"Më kanë pëlqyer përherë fabulat e Ferit Lamajt, këtij Ezopi shqiptar. Kam patur kënaqësinë e rrallë të interpretoj në moshën 75-vjeçare në një film televiziv pjesë nga krijimtaria fabuleske e Lamajt. Më duket se jam rilindur. Faleminderit, Ferit!"

Kadri Roshi

  • Autori Ferit Lamaj