Titulli: Tragjedia e Bashkimit Evropian: shpërbërje apo rigjallërim?
Origjinali: The tragedy of the European Union: disintegration or revival?
Gjinia: Shkenca politike
Autori: George Soros, Gregor Peter Schmitz
Shqipëroi: Enri Ide
Shtëpia botuese: AIIS Tirana Times
Viti: 2014
Fq. 190
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-9928-195-03-6
Mbi librin
Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
"Gjatë kohërave të jashtëzakonshme nuk mund të zbatohen rregulla normale. Por kur rregullat janë të gabuara, ato duhen ndryshuar ose shkelur" – thotë Sorosi duke iu referuar përvojave të tij gjatë pushtimit nazist. Sorosi argumenton se është e gabuar dhe çorientuese t'u qepemi me kokëfortësi rregullave të miratuara dikur për bashkimin monetar, nëse këto rregulla janë të papërshtatshme.
Ai ka mësuar edhe diçka tjetër dhe thotë: "Të reagohet me shpejtësi dhe të përballemi drejtpërsërdrejti me rreziqet dhe zhvillimet negative, pavarësisht sa e pakëndshme mund të jetë një gjë e tillë". Fjalët e tij janë një sulm i drejtpërdrejtë kundër strategjisë presim – e – shohim që Kancelarja Merkel po ndjek aktualisht ndaj krizës së euros.