Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson
  • Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Botimet Dudaj

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të punojnë për t'i zgjidhur ato në baza parimore.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Etika dhe biznesi, hyrje
Origjinali: Ethics and Business: An Introduction
Gjinia: Biznes
Autori: Kevin Gibson
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 357
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-214-7

Mbi librin

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të punojnë për t'i zgjidhur ato në baza parimore.

Përmes përdorimit të rasteve studimore të marra nga mbarë bota, ai analizon tema që përfshijnë përgjegjësitë e palëve të interesuara, qëndrueshmërinë, përgjegjësinë shoqërore të korporatave, si dhe gratë dhe biznesin. Për shkak se tanimë biznesi nuk mund të ndahet nga pasojat që ka për komunitetet dhe mjedisin, këto shqetësime autori i nxjerr në plan të parë.

Libri kap gjithashtu natyrën dinamike të etikës së biznesit në epokën e globalizimit, ku tashmë punët mund të bëhen me kontrata të jashtme, produktet të prodhohen me komponentë të marrë nga një mori vendesh dhe ku mallrat e lira që kërkohen nga publiku shpesh sigurohen nga fabrikat që shfrytëzojnë punëtorët.

Kevin Gibson është profesor i asociuar në Departamentin e Filozofisë dhe Menaxhimit dhe drejtor i Qendrës së Studimeve për Etikën në Universitetin Marquette.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302147
ean13
9789994302147
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe:...
750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Dilema e novatorit, Clayton M. Christensen

Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000276

Botuesi: Botimet Dudaj

Te thuash po, Roger Fisher, William Urry, Bruce Patton

"Të thuash "po" ju ofron një strategji të provuar, hap pas hapi dhe konçize për të arritur marrëveshje të ndërsjellta në çdo konflikt - qoftë midis prindërve dhe fëmijëve, komshinjve, shefave dhe të punësuarve, klientëve apo korporatave, qiradhënësve e qiramarrësve dhe diplomatëve.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Mentaliteti anti - kapitalist, Ludwig von Mises

I cilësuar shpesh si një nga mbrojtësit më të zjarrtë të kapitalizmit dhe liberalizmit klasik, Ludwig von Mises vlerësohet veçanërisht për traktatin e tij mbi ekonominë "Human Action: a treatise on economics", një vepër monumentale 1000 faqesh në të cilin ekspozohen në mënyrë të plotë pozicionet epistemologjike dhe metodologjike të shkollës austriake.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

And The Weak Suffer What They Must?, Yanis Varoufakis

In this startling account of Europe's economic rise and catastrophic fall, Varoufakis pinpoints the flaws in the European Union's design - a design thought up after the Second World War, and one responsible for Europe's fragmentation and resurgence of racist extremism.
1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Utopia për realistët, Rutger Bregman

Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001587

Botuesi: Tirana Times

Biznesi Ndërkombëtar, Michael Czinkota, Ilkka Ronkainen, Michael Moffet

Përvoja e autorëve, si ekspertë dhe akademikë, na sjell në këtë tekst një zë të sprovuar dhe të ekuilibruar. Teksti është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorish dhe përfshin shembuj aktualë, çështje dhe njohuri që tregojnë sesi këto koncepte zbatohen në bizneset botërore.
3 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje